Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...

Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hisbollahut në Teheran dhe Bejrut disa vende të Këshillit të Sigurimit bëjnë thirrje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
Shumica e vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB shprehën shqetësimin e tyre lidhur me një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme, ku ndërkohë Izraeli dhe Hamasi ndodhen në luftë. Zëvendësambasadorja franceze, Nathalie Broadhurst, bëri thirrje për "përgjegjësi më të madhe dhe përmbajtje më të madhe, për të shmangur një përhapje rajonale të konfliktit". "Ne druajmë, se rajoni ndodhet në prag të një lufte totale", thotë zëvendësambasadori japonez në OKB, Shino Mitsuko. Ai kërkoi përpjekje ndërkombëtare, për ta shmangur një konflikt të tillë.
Natën e së mërkurës, me një sulm nga ajri në Teheran u vra shefi i byrosë politike të organizatës islamiste-militante palestineze Hamas, Ismail Hanija. Atje ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri Massud Peseshkian. Hamasi dhe Irani akuzojnë armikun e tyre kryesor Izraelin. Izraeli, që ndodhet në luftë me Hamasin, as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka përgënjeshtruar vrasjen.
Vetëm pak orë më vonë aviacioni ushtarak izraelit, sipas të dhënave të veta, vrau komandantin ushtarak të nivelit të lartë të organizatës shiite militante proiraniane Hisbillah në Liban, Fuad Schukr. Izraeli e bën atë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me raketa ndaj kodrave të pushtuara Golan të shtunën e kaluar (27.07.2024), ku si pasojë gjetën vdekjen dymbëdhjetë fëmijë dhe të rinj druzë. Hamasi dhe Hisbollahu klasifikohen nga SHBA dhe BE si organizata terroriste.
Sabotim i përpjekjeve për paqen?
Përfaqësues të Kinës, Rusisë dhe shteteve të tjera në Këshillin e Sigurimit e dënuan vrasjen e Hanijas. Ambasadori algjerian në OKB akuzoi Izraelin se po saboton përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dënuan mbështetjen e Iranit për aktorët destablizues në rajon. Zëvendësambasadori i SHBA-së, Robert Wood, tha se është më mirë që të mos spekulohet për pasojat e zhvillimeve të fundit. Një luftë më e madhe nuk është në prag dhe as nuk është e pashmangshme.
Fu Cong, ambasadori i Kinës në OKB, tha se shkak për ashpërsimin e tensioneve është dështimi i deritanishëm i bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës. "Vendet me influencë të madhe duhet të ushtrojnë më shumë presion dhe të punojnë më energjikisht, që të shuajnë flakët e luftës në Rripin e Gazës". Ambasadorja britanike, Barbara Woodward, përsëriti kërkesën e saj për armëpushim të menjëhershëm.
Ambasadori iranian Amir Saeid Iravani kërkoi që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë menjëherë masa, për ta vënë Izraelin "para përgjegjësisë për këtë akt agresioni". Përfaqësuesi izraelit, Jonathan Miller, tha se: "Ne do të vazhdojmë të veprojmë, për të mbrojtur të gjithë popullin izraelit". Hisbollah, Hamasi dhe milicët jemenit Huthi janë në gjendje të vazhdojnë të "pështyjnë helm" falë "kokës së gjarprit", vazhdoi ai duke iu referuar mbështetjes së Iranit ndaj këtyre grupimeve.
Guterres paralajmëron për përshkallëzim
Pak përpara seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, përmes zëdhënësit të tij, deklaroi se sulmet në Iran dhe në Liban janë një "përshkallëzim i rrezikshëm". Duhet të shmangen të gjitha aksionet, "që mund ta zhysin në humnerë Lindjen e Mesme".
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i përgatiti bashkatdhetarët e tij për "ditë sfiduese". "Ne jemi të përgatitur për çfarëdolloj skenari dhe do t'u bëjmë ballë të bashkuar të gjitha kërcënimeve", tha Netanjahu në kuartierin ushtarak në Tel Aviv. "Izraeli do të kërkojë një çmim të lartë për çdo lloj agresioni kundër nesh, nga çdo front", tha Netanjahu. Lufta kërkon rezistencë nga qytetarët izraelitë. "Që nga fillimi i luftës unë kam deklaruar se ne ndodhemi në luftë kundër aksit iranian të së keqes."
Sulm direkt ndaj Izraelit?
Irani ndërkohë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërvihet Izraelit. Sipas informacioneve të "New York Times" udhëheqësi iranian, Ajatollah Ali Chamenei, si hakmarrje për vrasjen e Haniajs në një mbledhje të posaçme të Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë në Iran dha urdhër, që të sulmohet direkt Izraeli.
Një konfirmim për këtë nuk ka. Më parë Chamenei dhe presidenti Peseshkian cilësuan një aksion ndëshkues si të drejtë legjitime të vendit, sepse sulmi është kryer në tokë iraniane.
Presidenti i ri iranian pas vdekjes së Hanijas nuk do ta pakësojë ndihmën për Hamasin, por do ta intensifikojë e zgjerojë atë edhe më tej. Vendi "nuk do të tërhiqet asnjë milimetër" nga mbështetja për rezistencën palestineze kundër Izraelit, por "do ta vazhdojë atë me përforcim", i tha Peseshkian zëvendësshefit të Hamasit për marrëdhëniet me jasht, Chalil al-Haja, gjatë një telefonate. Presidenti atentatin ndaj Hanijas në Teheran e cilësoi si një "akt terrori", sikurse njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve "Irna"./DW
Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre q...
Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Një incident është regjistruar me Presidenten e Kosovë...
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...
Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të ...
Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e...
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi me nëndetë...
Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve t...
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundë...
Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vra...
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shpreh...
Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha s...
Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ...
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ...
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...