Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...

Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën. Pa pagën e muajit qershor dhe pa shujtat ditore që nga fillimi i korrikut, përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve.
Lidhur me situatën e krijuar, më 31 korrik, sindikata e punëtorëve të Trepçës, ka mbajtur një takim me minatorë, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i kombinatit, Bashkim Kurti.
“Pa marrjen e pagave dhe shujtave ushqimore, minatorët nuk pranojnë të hyjnë dhe të punojnë në minierë, sepse rrezikojnë shëndetin e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.
Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre, sipas Jonuzit, është 740 euro. Sipas të dhënave të fundit të ASK-së, paga mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë është 521 euro.
Menaxhmenti i Trepçës e arsyeton mosekzekutimin e pagave me mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit.
Kryeshefi i Trepçës, Kurti, thotë se gjendja financiare e kombinatit metalurgjik është rënduar nga sasia e ulët e prodhimit dhe e shitjes së produkteve.
Ai tregoi se Trepça i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës mjete shtesë për ta mundësuar një zgjidhje, por shton se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.
Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ekzekutohen pagat e punëtorëve.
“Nuk ka ndonjë arsye tjetër pse nuk janë paguar pagat, thjesht është mungesë e fondeve. E mungesa e fondeve vjen nga mungesa e prodhimit dhe shitjes së produktit të prodhuar”, thotë ai për REL-in.
Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.
Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të ndajë ndihmë financiare për Trepçën për pagat e punëtorëve të kombinatit.
Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.
Problemet e reja, vështirësitë e vjetra
Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.
Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës. Ata nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore – të cilat i kanë kërkuar vazhdimisht. Ndërkaq, tregojnë se shpesh u mungojnë edhe rrobat e punës, siç janë helmetat e llambat ndriçuese, të cilat disa herë janë detyruar t’i blejnë vetë.
Në janar të këtij viti, 13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kishin pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës dhe kishin marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Vështirësitë financiare prej disa dekadash të Trepçës
Makineritë e Trepçës janë mbi 50 vjet të vjetra dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre ka shkaktuar probleme të vazhdueshme. Rënia e prodhimit kishte nisur qysh në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë kishte mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend.
Kurse, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Trepça asnjëherë nuk ka arritur të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik.
Qeveria aktuale, në disa raste, është zotuar se do ta bëjë Trepçën “ndërmarrje fitimprurëse”. Për investime në këtë kombinat, në vitin 2023, Qeveria e Kosovës miratoi një kredi prej 20 milionë eurosh. Por, këto mjete financiare nuk janë ekzekutuar ende.
“Kanë mbetur edhe disa çështje të rregullohen dhe besoj se deri në fund të këtij viti, këto mjete do të ekzekutohen”, tha kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, duke mos specifikuar se për çfarë çështjesh bëhej fjalë.
Trepça pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës, që do t’i marrë në pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, për të investuar më pas në rritjen e vlerës së tyre.
Ligji për Fondin Sovran është miratuar në fund të vitit të kaluar, por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë dërguar këtë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese./REL
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...