EDUKONI FËMIJËT, MOS VRISNI QENTË
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej, pas sulmeve izraelite të martën kundër objektivave të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, banorët e Libanit dhe Izraelit po përgatiten për një hakmarrje të ashpër të Izraelit, si kundërpërgjigje pas sumit me raketa të Hezbollahut të dielën që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzh.
Rrugëve të Jeruzalemit vërehet tension por jo panik, ndërsa banorët presin hakmarrjen e Izraelit pas sulmit të Hezbollahut gjatë fundjavës që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë të komunitetit druzh në një fushë futbolli. Sulmi ka tronditur dhe zemëruar izraelitët.
“Jam shumë e shqetësuar për situatën mes Izraelit dhe Hezbollahut. Më shqetësojnë kapacitetet e tyre për të na shfarosur dhe nuk mendoj se qeveria jonë po na mbron. Nuk mendoj se në zemër të saj është interesi i popullit”, thotë Yehudit Levinson, banore e Jeruzalemit.
Shumica e izraelitëve thonë se ushtria e tyre duhet të hakmerret, edhe nëse kjo pasohet me ndonjë sulm me raketa të Hezbollahut kundër Izraelit. Besohet se grupi militant ka rreth 150 mijë raketa që mund të arrijnë në të gjitha pjesët e Izraelit.
“Nëse dikush vjen tek shtëpia juaj dhe vret një nga fëmijët tuaj, çfarë do të bënit? A do të uleshit të mendonit pasojat nëse hakmerreni...? Nuk ka kuptim. Nuk ka dilema. Duhet të sulmojmë shumë më ashpër”, thotë Sharon Kashi, banor i Jeruzalemit.
Banorët nuk shprehin panik, por kanë nisur të grumbullojnë ujë dhe ushqime.
“Javën që shkoi më vizitoi një shoqe nga veriu dhe më tha se duhet të kesh rezerva. Donte të më blinte disa bidona me ujë, por i thash më sill vetëm një sepse nuk kam vend”, thotë Hyla Kompej, banore e Jerzualemit.
Përtej kufirit, në Liban, shumica e linjave të huaja ajrore kanë anuluar fluturimet. Megjithatë, plazhet ende janë të mbushura me vendas dhe banorë të Libanit jugor, shumë prej të cilëve thonë se shpresojnë se tensionet kufitare nuk do të shkaktojnë një luftë në shkallë të gjerë.
"Situata është shumë e mirë. Njerëzit shkojnë dhe vijnë. Ekziston frika nga një sulm izraelit, por njerëzit po jetojnë jetët e tyre normalisht, pa frikë”, thotë Ali Husseini banor i qytetit Tyre.
"Sa i përket luftës, njerëzit janë të frikësuar dhe po e monitorojnë situatën. Po përcjellim zhvillimet nga dita në ditë dhe lutemi që të mos përshkallëzohet”, thotë Husam Saffeidine banor tjetër i qytetit Tyre.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi vendin ku Hezbollau sulmoi me raketa dhe vrau 12 fëmijë. Ndërsa grupi militant vazhdon të mohojë përgjegjësinë, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Izraeli thonë se vetëm Hezbollahu zotëron raketat e përdorura në këtë sulm.
Publikisht dhe privatisht, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje.Analistët izraelitë thonë se ndërsa Izraeli beson se duhet të hakmerret, as Izraeli as Hezbollahu nuk duan që situata të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë. Banorët e të dyja vendeve shpresojnë për më të mirën dhe po përgatiten për më të keqen.
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...