“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...

Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu një sulm në Bejrut me objektiv një komandant të Hezbollahut, i cili mendon se ishte përgjegjës për sulmin me raketë që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë që luanin në një fushë futbolli gjatë fundjavës në Lartësitë e Golanit.
U dëgjua një shpërthim i fortë dhe një shtëllungë tymi u pa të ngrihej mbi periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i militantëve të Hezbollahut, të financuar nga Irani. Një zyrtar i Hezbollahut tha se disa ndërtesa u dëmtuan dhe autoritetet thanë se dy persona u vranë.
Pak orë më pas, Shtetet e Bashkuara bënë një sulm vetëmbrojtës në Irak, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve "Reuters", ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.
Raportet e mediave në Lindjen e Mesme e identifikuan komandantin e Hezbollahut me emrin Fuad Shukr, por nuk dihej përfundimisht fati i tij.
Burimi saudit i lajmeve "Al-Hadath" raportoi se Fuad Shukri i mbijetoi sulmit. Por faqja izraelite e lajmeve “ynet” citoi një burim izraelit të sigurisë të thoshte se, "Ka një mundësi shumë të madhe që zyrtari i Hezbollahut të jetë eliminuar. Nëse ai ishte në ndërtesë - ai nuk është më me ne". Fuad Shukri besohej se ishte këshilltari ushtarak i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe ka qenë prej kohësh aktiv në këtë organizatë të konsideruar terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kreu i dhomës operacionale të grupit militant.
Shtetet e Bashkuara e patën shtuar emrin e tij në listën e sanksioneve në vitin 2015 dhe ai kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në bombardimin e vitit 1983 të kazermave të marinsave amerikanë në Bejrut.
Zyrtari i Hezbollahut kishte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh "për kokën e tij", sipas të dhënave të një enti të Departamentit të Shtetit që kërkon të gjejë terroristët e shumëkërkuar.
Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve tha se sulmi izraelit kishte goditur zonën pranë Këshillit Shura të Hezbollahut, në lagjen Haret Hreik të kryeqytetit.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin e së shtunës në fshatin Druze të Majdal Shams në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, megjithëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.
Në një deklaratë më herët për mediat, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer “një sulm në Bejrut ndaj komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Maxhdal Shams dhe vrasjen e një numri civilësh të tjerë izraelitë.”
Duke reaguar ndaj njoftimeve për sulmin izraelit, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk mendojnë që lufta ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit është e pashmangshme, sipas zëdhënëses Karine Jean-Pierre.
Sulmi izraelit u dënua menjëherë nga Irani, që e quajti atë “agresion të ulët ” nga Izraeli, ndërsa grupi militant palestinez Hamas e cilësoi atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”. Sulmi u dënua edhe nga Rusia si “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”, njofton agjencia "Reuters"./ Voa
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur ...
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshim...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme...
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund të dislo...
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Don...
Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari o...
Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezulta...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të dit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do ...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...