Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...

Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e demokrates Kamala Harris e ka bazuar një pjesë të fushatës së saj tek mbështetja për të drejtën e abortit me shpresën për të tërhequr votues në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.
Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e Zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris.
“Ne që besojmë në të drejtat riprodhuese do t’i ndalojmë kufizimet ekstreme të Donald Trump-it ndaj abortit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendim për trupin e tyre dhe jo qeverisë që t’u tregojë se çfarë duhet të bëjnë”, thotë zonja Harris.
Ish Presidenti Donald Trump e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 që shfuqizoi mbrojtjen federale për abortin. Zoti Trump thotë se u takon shteteve që të vendosin për abortin.
“Demokratët janë radikalë, jo të gjithë, sepse shumica e tyre pajtohen me ne. Qëndrimi ynë është se çështja e abortit tani u përket shteteve”, thotë zoti Trump.
Kohët e fundit, republikani Trump dhe partia e tij e kanë zbutur retorikën ndaj abortit, ndërsa më parë bënin thirrje për një ndalim në shkallë kombëtare. Kjo nuk është rastësi, thotë ekspertja e sondazheve me Universitetin Rutgers, Ashley Koning.
“Zgjedhjet e mesmandatit dhe ato speciale nxorën në pah sesa e rëndësishme është çështja e abortit për votuesit. Amerikanët e mbështesin çështjen e shëndetit riprodhues dhe të abortit”, thotë zonja Koning.
Demokratët e kanë bazuar platformën zgjedhore tek të drejtat e grave për të zgjedhur dhe po mbështesin klinikat që ofrojnë abort. Më 23 korrik, bashkëshorti i Zëvendëspresidentes Harris, Doug Emhoff vizitoi një qendër të shëndetit riprodhues në qytetin McLean të Virxhinias. Drejtoresha e qendrës, mjekja Jessica Rubio e vlerësoi mbështetjen.
“Besoj se kjo është një nga temat më të rëndësishme zgjedhore. Është e rëndësishme që zëvendëspresidentja dhe bashkëshorti i saj të përqendrohen tek kjo çështje, të vazhdojnë angazhimin me ne dhe të hartohet një plan”.
Mes grupeve kundër abortit, ka edhe nga ata që dyshojnë se çështja e të drejtave riprodhuese do të rrisë pjesëmarrjen në votimet e nëntorit.
Presidentja e Komitetit Kombëtar për të Drejtën e Jetës, Carol Tobias, thotë se dyshja republikane ka gjasa që të mos përqendrohet sa duhet tek aborti, siç po bën fushata e demokrates Harris.
“Mendoj se ata do të flasin për atë që mendojnë se është e rëndësishme. Nuk e di se në çfarë mase do të reagojnë ndaj saj (Harris). Ata duhet të flasin patjetër që një fëmijë i palindur është pjesëtar i familjes njerëzore që meriton mbrojtje”.
Analistët presin që fushata e zotit Trump të vazhdojë t'i japë përparësi ekonomisë në takimet me votuesit, pasi historikisht, ky ka qenë shqetësimi kryesor i amerikanëve në zgjedhjet presidenciale./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ...
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ...
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësi...
Rritet frika për një luftë më të gjerë midis Izraelit ...
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellë...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi Izrael...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështe...
Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhun...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...