Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...

Një incident është regjistruar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Raportohet se sigurimi i këtij aerporti ka tentuar të marrë telefonin personal të Presidentes.
Bekim Kupina, Këshilltari për Media në Presidencë ka treguar se Osmani ka kundërshtuar këtë veprim, por është shtyrë nga punonjësi i aeroportit.
“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, tha Kupina për mediat në Kosovë.
Ai theksoi se pavarësisht se Osmani e ka vënë në dijeni për shkeljen e ligjit, punonnjësi i ka marrë çantën personale.
“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, nënvizoi Kupina.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
“Rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.
Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thuhet në deklaratë.
Më tej, MPB-ja maqedonase tha se menjëherë pas kësaj është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit./ CNA
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...
Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të ...
Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e...
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi me nëndetë...
Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve t...
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundë...
Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vra...
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shpreh...
Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha s...
Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ...
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ...
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...