Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...

Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-Presidenti Donald Trump hodhi dyshime mbi identitetin racor të Nënpresidentes Kamala Harris, ndërsa zonja Harris e sfidoi zotin Trump për të debatuar.
Me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve, korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim mbështetjes që gëzojnë dy kandidatët për momentin.
Kandidati republikan për president, Donald Trump u tha mbështetësve në shtetin fushëbetejë të Pensilvanisë se kundërshtarja e tij e mundshme demokrate është një mashtrim.
“Shefat e Partisë së majtë radikale Demokrate kanë vendosur një kandidate kukull që u shërben vetëm atyre. Kamala Harris mori zero vota. Ajo kontrollohet nga donatorët dhe ndërmjetësit e pushtetit që i mundësuan kandidaturën, ata që shkatërrojnë qeverinë tonë dhe që marrin miliarda e miliarda dollarë”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, zoti Trump pati një diskutim që ngjalli reagime me disa gazetare afrikano-amerikane. Ai hodhi dyshime mbi identitetin racor të zonjës Harris, nëna e së cilës është indiane ndërsa babai afrikano-amerikan.

"Ajo gjithmonë është prezantuar me origjinën dhe trashëgiminë indiane. Nuk e dija se ishte e afrikano-amerikane deri para disa vitesh, kur u kthye në një afrikano-amerikane. Tani do që të njihet ashtu. Pra, nuk e di nëse është indiane apo afrikano-amerikane", tha zoti Trump.
Nënpresidentja Harris është vetë-identifikuar prej kohësh si afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane.
Që kur u bë kandidate e mundshme demokrate për presidente, mbështetja për të është baraz me atë për republikanin Trump në shtatë shtete kyçe, kryesisht për shkak të rritjes së përkrahjes së votuesve të rinj, afrikano-amerikanë dhe hispanikë, sipas rezultatit të sondazheve të agjencisë së lajmeve “Bloomberg” dhe kompanisë “Morning Consult”.
"Gara po merr një kthesë të re dhe ka shenja se Donald Trumpi po e ndjen atë. Ju mund ta keni vërejtur”, tha zonja Harris.
Ajo tha në një tubim të martën në Xhorxhia se zoti Trump duket se ka shumë për të thënë për të, por nuk dëshiron të diskutojë me të në debatin e planifikuar për shtator.
"Donald, shpresoj se do ta rimendosh debatin me mua, sepse siç thotë një shprehje ‘nëse ke diçka për të më thënë ma thuaj në sy’”, tha zonja Harris.
Ajo pritet ta shpallë kandidatin për nënpresident gjatë ditëve në vijim, në prag të Kuvendit të Partisë në Çikago ku do të synojë të bindë votuesit se ajo është zgjedhje më e mirë sesa zoti Trump.

Në Karolinën e Veriut, votuesja Wanda Cherry thotë se pas kalimit të kandidaturës nga Presidenti Biden tek Nënpresidentja Harris, entuziazmi është rritur.
“Më vjen mirë që presidenti e kuptoi se kemi nevojë për dikë më të ri për të udhëhequr vendin, dikë që ka zgjuarsinë dhe vullnetin për të garuar”, tha ajo.
Votuesi në Xhorxhia, T. Stanley nuk beson se zonja Harris është gati për postin e presidentes.
"Së pari, fakti se është kandidate më tmerron, sepse nuk është e përgatitur për të qenë presidente”, thotë ai.
Një votues tjetër në Xhorxhia thotë se zonja Harris ka rigjallëruar garën presidenciale.
"Do të votoj për të dhe jam i gëzuar për këtë. Në përgjithësi mendoj se ajo është pak liberale në shumë çështje, por për ta mbrojtur demokracinë tonë, patjeter se do ta votoj”, thotë Phil Ownbey.
Në Kaliforni, votuesja Marina George thotë se mbështetja për zotin Trump është mjaftueshëm e fortë për të mposhtur çdo kundërkandidat.
“Edhe me Kamala Harrisin, apo këdo që vendosin, ata nuk do të fitojnë. Kjo thjesht po e përshpejton dhe thellon humbjen e Partisë Demokrate. Gjithçka që ata po bëjnë po shkon në favor të republikanëve”, thotë ajo.
Në nivel kombëtar, sondazhi i agjencisë Bloomberg e nxjerr zonjën Harris baraz me zotin Trump, me më pak se 100 ditë para ditës së zgjedhjeve./ VOA
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi me nëndetë...
Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve t...
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundë...
Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vra...
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shpreh...
Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha s...
Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ...
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ...
Shumica e birrave të preferuara të Gjermanisë tani jan...
Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në M...
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej...
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara k...
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojt...
Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh...
Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, ës...
Pak ditë më parë, bota përjetoi një ndërprerje masive të s...
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu...
Izraeli ka vënë në shënjestër një komandat të lartë të Hez...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...