Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Asambleja Parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet treditore në Sofie të Bullgarisë, vendos të hënën (27.05.) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate. Megjithë kundërshtimin e Serbisë çështja e avancimit të statusit të Kosovës në NATO, është futur në agjendën e organizatës. Zyrtarisht njoftohet se deputetët e AP të NATO-s, ndër të tjera "do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t'u bërë delegacione të anëtarëve të asociuar”.
"Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, ashtu si edhe strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe për rritjen e angazhimit me Jugun Global”, thuhet në komunikatën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Qysh në mars të këtij viti Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në aleancë, ndërsa sot votohet përfundimisht.
Serbia angazhohet kundër statusit të asociuar
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë që kryesohet nga kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, i cili që po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përmes një letre kërkoi që Kosovës të mos i jepet statusi i anëtarit të asociuar. Edhe Instituti Ndërkombëtar për Siguri në Serbi i ka bërë thirrje AP së NATO-s që mos ta avancojë statusin e Kosovës në këtë organizatë, duke argumentuar se "do të ishte e dëmshme si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ashtu edhe për proceset e stabilizimit dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”. "Nëntë anëtarët aktualë të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë nga vende të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe se dhënia e të njëjtit status Kuvendit të Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm”, thotë Instituti Ndërkombëtar për Siguri me seli në Serbi.
Asambleja Parlamentare e NATO-s si urë lidhëse
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova pritet të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. AP e NATO-os përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht anëtare të asociuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-os, janë nëntë vende në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta dhe mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare. Megjithatë, vendet me statusin e asociuar në AP të NATO-os, nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e organizatës.
KFOR e quan të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave
Në Kosovë ka aktualisht rreth pesë mijë trupa të NATO-s, KFOR-i të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në fillim të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-os, raportuesi Mark Lancaster, prezantoi pjesë të një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhet se "KFOR-i negocioi me sulmuesit e Banjskës” për të ikur në Serbi. Në sulmin e 24 shtatorit të vitit të shkuar nga një grup serbësh u vra një rreshter i policisë së Kosovës, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e mori Milan Radoiçiq, deri atëherë nënkryetar i Listës Srpska, i cili tash vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.
Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate e ka quajtur "të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave”, pjesë të cilit u përfshinë në draftraportin, në nisje të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga raportuesi Mark Lancaster. Në reagimin e KFOR-it, thuhet se "kjo nuk është e vërtetë pasi në asnjë moment KFOR-i nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”. "Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Në reagimin e KFOR-it thuhet, po ashtu, se NATO-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se sulmuesit e Banjskës duhet të përballen me drejtësinë. "Pas dhunës, NATO-ja i ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë brenda një dekade, dhe kjo tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./DW
Shifrat thyejnë edhe një herë rekorde: në qershor, pothuaj...
Një grup i vogël protestuesish e pret Ursula von der Leyen...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin ...
Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxi...
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për t...
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani n...
14 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosë...
Më 20 maj u bënë pesë vjet që kur Presidenti i Ukrainës Vo...
Stuhi të fuqishme që goditën mbarë Teksasin kanë lënë të v...
Profesori Alberto Alemanno ka deklaruar se aftësia e BE pë...
Në Ulqin u përuruan dy veprat e njohura të studiuesit Isma...
Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të N...
Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemok...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet...
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...
Alderney, një ishull i qetë britanik në Kanalin Anglez, i n...
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të ...
Italia do të vazhdojë të financojë Agjencinë e Kombeve...
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i sh...
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...