Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të NATO-s për zgjerim, duke thënë se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.
“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe”, tha ai gjatë Asamblesë Parlamentare të aleancës teksa prezantoi draft-raportin ku përmendet Kosova.
Gjatë Asamblesë, që po mbahet në Sofje, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.
Autoritetet e Kosovës bënë të ditur në mars se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup.
Duke prezantuar draft-raportin, Lancaster përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se aleatët e NATO-s, por edhe Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, duhet të vazhdojnë t’i bëjnë presion Kosovës dhe Serbisë që të zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të arrijnë normalizimin e raporteve.
Ai po ashtu foli edhe për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ai përmendi rritjen e shitjes së armëve ruse dhe kineze në Serbi dhe në entitetit e Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës.
“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengojë integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe dhe Serbisë”, tha Lancaster. Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.
Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.
Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.
Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë - në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohej edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar. Ndryshe, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Shteti kërkon që fillimisht të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe më pas të anëtarësohet plotësisht në aleancë.
Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe./ Rel
Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemok...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet...
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...
Alderney, një ishull i qetë britanik në Kanalin Anglez, i n...
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të ...
Italia do të vazhdojë të financojë Agjencinë e Kombeve...
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i sh...
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar v...
Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si n...
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten nd...
Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qev...
Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shte...
Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një p...
Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrje...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “t...
Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të...
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e ...
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...