Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...

Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimtare, përpara se të nisë procesi gjyqësor ndaj tij nën akuza federale për armëmbajtje të paligjshme. Ky zhvillim vjen ndërsa babai i tij, Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë elektorale për t’u rizgjedhur.
Hunter Biden akuzohet se ka gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në tetor 2018, në formularin që i duhej të plotësonte për të blerë një armë zjarri, të cilën e mbajti për rreth 11 ditë. Ai e ka pranuar se gjatë asaj periudhe ishte nën varësinë e kokainës. Avokatët mbrojtës të tij thonë se Hunter Biden nuk ka shkelur ligjin dhe se çështja është e motivuar politikisht.
Dokumentet e gjykatës tregojnë qëndrimet e kundërta të palëve mbi provat e paraqitura mbi rastin, përfshirë të dhëna të gjetura në kompjuterin që Hunter Bideni dyshohet se e kishte lënë për riparim në një dyqan në Dellauer.
Avokatët mbrojtës vënë në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të laptopit, por prokurorët thonë se nuk ka prova që të dhënat janë komprometuar dhe se një betejë e zgjatur mbi këtë çështje në gjykatë do të ishte humbje kohe sipas tyre.
Laptopi ka qenë burim polemikash për vite me radhë pasi persona të dyshuar si republikanë arritën dhe shpërndanë të dhëna personale që ndodheshin në të.
Prokurorët planifikojnë gjithashtu t'u tregojnë anëtarëve të jurisë pjesë nga një përmbledhje me kujtime të Hunter Bidenit të vitit 2021, titulluar "Gjëra të bukura", ku ai jepte detaje mbi betejën e tij me alkoolin dhe abuzimin me drogën, pas vdekjes në vitin 2015, të vëllait të tij të madh, Beau, nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare.
Avokatët mbrojtës thonë se prokurorët kanë zgjedhur ato çka u intereson nga libri dhe kërkojnë të përfshijnë gjithashtu më shumë informacione që ata vetë kanë zgjedhur.
Seanca e sotme pritet të jetë seanca e fundit paraprake përpara fillimit të procesit gjyqësor me përzgjedhjen e jurisë më 3 qershor.
Hunter Biden përballet gjithashtu me akuza federale në Los Anxhelos që lidhen me taksat dhe do të gjykohet për këtë rast në shtator. Ai akuzohet se ka dështuar të paguajë të paktën 1.4 milionë dollarë në taksa gjatë katër viteve, ndërkohë që ka patur një "mënyrë jetese ekstravagante" gjatë një periudhe në të cilën ai ka pranuar se po luftonte me varësinë ndaj drogës. Që nga ajo kohë Hunter Biden i ka paguar taksat e prapambetura.
Avokatët e Hunter Bidenit kanë nxitur, por pa sukses në të dyja rastet, që aktpaditë ndaj tij të rrëzohen. Ata kanë argumentuar, ndër të tjera, se prokurorët iu nënshtruan presionit politik për ta paditur atë, edhe pse kishin arritur më parë një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga ana e klientit të tyre e cila më pas dështoi në gjykatë. Republikanët, mes tyre edhe zoti Trump, e kanë ironizuar publikisht marrëveshjen, duke e quajtur atë si tejet të favorshme për Hunter Biden-in.
Zoti Trump, i cili rikandidon përballë presidentin demokrat, përballet me problemet e tij ligjore. Ndaj tij janë rëndojnë katër çështje penale.
Hetimi i gjatë federal ndaj djalit të presidentit u duk se po shkonte drejt fundit pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë vitin e kaluar, por ajo dështoi pasi një gjykatës ngriti pikëpyetje lidhur me të. Më pas ndaj Hunter Bidenit u ngritën zyrtarisht akuza.
Sipas marrëveshjes, Hunter Biden do të kryente për dy vjet shërbim prove, pasi u vetëdeklarua fajtor për akuzat për kundërvajtje tatimore. Marrëveshja parashikonte gjithashtu që ai të mos ndiqej penalisht për akuzat për armëmbatje, nëse do t’u qëndronte larg problemeve./ VOA
Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një p...
Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrje...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “t...
Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të...
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e ...
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kun...
Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
Trupat e tri pengjeve të tjera izraelita janë nxjerrë nga ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të p...
Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Cor...
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate ...
Pas kritikave ndërkombëtare, Izraeli anuloi këtë javë vend...
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladim...
Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë megjithë dëmet që ka...
Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në S...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mir...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...