Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Coronës, dhe është duke u përgatitur për pandeminë tjetër. Një pakt global pandemie kërkon që të lidhë vendet më mirë me njëri-tjetrin. Një skicë për këtë pakt është duke u diskutuar aktualisht nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Shumë skencëtare dhe shkencëtarë nuk e venë në dyshim se pandemia tjetër do të vijë. Përveç SARS-CoV-2 kandidatë pandemie diskutohen të jenë viruset e gripit, SARS-CoV-3 ose lija. „Gripi i shpendëve do të ishte i pakëndshëm", thotë mikrobiologu Emanuel Wyler nga qendra Max-Delbrück në Berlin. "Lija do të ishte një tmerr i vogël, megjithëse ka pak mundësi të ndodhë”. Por fruthi ose bakteret shumë rezistente mund të vijnë gjithashtu. Lista është e gjatë.
Një botë që është duke u ndërthurur gjithnjë e më shumë dhe ndryshimi i klimës bëjnë që sëmundjet infektive të përhapen çdo herë e më shumë. Shtimi intensiv i mishit dhe depërtimi i njeriut në territoret ku jetojnë kafshët e egra favorizojnë përveç kësaj zoonosat, sëmundje që transmetohen midis njeriut dhe kafshës.
Edhe Gjermania do të prekej nga një pandemi e re. Arsye kjo që shumë vetë të pyesin a janë nxjerrë mësimet e duhura nga pandemia e Coronës? Dhe a janë bërë tani përgatitje më të mira?
Vendi me rrezikun më të madh: Spitalet
Imazhet e pandemisë që kanë mbetur në mendjet e njerëzve janë pavionet e urgjencës në spitale dhe personeli i mbingarkuar i spitaleve. Edhe në pandeminë e ardhshme çelësi kyç do të jetë pyetja sa të përgatitura janë për dyndjen e ardhshme klinikat në Gjermani. "Kujdesi shëndetësor gjatë një krize të jashtëzakonshme shëndeti funksionon mirë vetëm nëse spitalet funksionojnë mirë edhe gjatë gjendjes së zakonshme,” thotë Christian Karagiannidis, i cili punon si mjek urgjence në klinikën pulmonare në Këln-Merheim. "Aktualisht ne nuk kemi arritur aty ku duhet të jemi."
Rezerva me shtretër të lirë për ngjarjet e paparashikueshme nuk është krijuar. Nga gati 1700 spitalet që ka Gjermania gjithsej, 500 e mbajtën ngarkesën kryesore me pacientë corone gjatë pandemisë së Coronës. "Pjesa tjetër nuk mori pjesë në shërbim."
Në mënyrë që në të ardhmen puna të kryhet nga më shumë duar, Ministria gjermane e Shëndetësisë është duke u munduar të krijojë një hartë spitalesh. Edhe Christian Karagiannidis merr pjesë në komisionin qeveritar për reformimin e spitaleve. Ai mendon se vendimtar është krijimi i nivelit të mesëm. Pra më shumë klinika, që kanë të paktën dhjetë shtretër urgjence me mundësi për frymëmarrje artificiale dhe me "specialet” si katheter zemre dhe vend për uljen e helikopterëve. Vetëm se për këtë duhen bërë bashkë qendrat e vogla, që do të thotë se klinika të ndryshme duhet të mbyllen. "Njerëzit e kanë shumë të vështirë këtë," thotë Karagiannidis.
Një problem tjetër: Ndërkohë që personeli infermier u duartrokit në fillim të Coronës, ai është lënë tani në harresë dhe është duke u plakur. Në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë, (NRW), landit gjerman me popullsi më të lartë, sipas Dhomës Ekonomike të Infermierisë, një në tre infermierë e ka mbushur moshën 55 vjeç dhe pritet të dalë në pension. Vetëm 15 përqind e infermierëve kanë moshën nën 30 vjeç. Sipas raportit të infermierisë të Shoqërisë së Sigurimeve Shëndetësore, DAK, mungon fuqia e re punëtore që do të zëvendësonte vendet e lira të punës që pritet të hapen vitet e ardhshme, për shkak të daljeve në pension. Ekziston kështu rreziku për një pikë kthese në personelin e infermierisë.
Shpresë jep fakti që gjatë pandemisë spitalet mësuan të punojnë me njëri-tjetrin, dhe të mos bëjnë konkurencë, thotë Christian Karagiannidis. Përveç kësaj, është krijuar ndërgjegja se rezervat e maskave dhe medikamenteve janë ide e mirë.
Një mësim: bazohu te rezervat
Kijimi i rezervave mund të funksionojë për spitalet, por në nivel kombëtar ekziston një problem zbatimi në këtë pikë. Në fillim të pandemisë së Coronës, në qershor 2020, qeveria gjermane vendosi krijimin e „Rezervave kombëtare për mbrojtjen e shëndetit".
Pajisjet mbrojtëse dhe produket mjekësore që do të bliheshin gjatë pandemisë, duhet të magazinoheshin nga qendra. Në faza të tjera rezervat duhet të plotësoheshin me medikamente dhe produkte mjekësore të prodhuara në Gjermani. Kështu u mendua të mënjanohej mungesa e furnizimeve në të ardhmen. Por katër vjet më vonë ky projekt ndodhet ende në fazën fillestare. Maskat, afati i të cilave ka kaluar, eliminohen.
"Kjo mund të krijojë stërkëmbsha edhe herën tjetër," thotë Philipp Wiesener, i cili është përgjegjës për menaxhimin e krizave kombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në organizatën humanitare Kryqi i Kuq Gjerman.
Gjatë Pandemisë së Coronës u pa se brenda një kohe të shkurtër u krijua një numër i madh qendrash vaksinimi dhe u vaksinuan grupe të mëdha popullsie, thotë Wiesener. Një rezervë, e cila mund të përdoret herën tjetër.
Një pikë e rëndësishme: vaksinat
Pandemia e Corinës nuk shkaktoi dëme të mëdha dhe kjo ka të bëjë me qasjen e shpejtë tek vaksina e duhur. Një rastësi në favor ishte fakti se vaksina nuk ndodhej në fokus të shkencës. Teknologjia mRNA duhej faktikisht të ndihmonte për shërimin nga kanceri. „Ishte fat i madh që zhvillimi i teknologjisë mRNA ishte kaq përpara,” thotë Emanuel Wyler. Dhe shton me optimizëm: „Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të kemi fat edhe herës tjetër.”
Gjatë Pandemisë vaksinat mRNA u treguan të ishin instrument fleksibël. Ato funksionojnë vetëm kur dihet kundër cilave struktura të mikrobit duhet të luftojnë. Nëse pandemia e ardhshme do të ishte SARS-CoV-3, atëherë njerëzit do ishin të përgatitur mirë. Por nëse shpërthen lija për shembull, kjo gjë nuk do të ishte shumë qartë, thotë biologu molekulave, Wyler. Përveç kësaj, njerëzimi nuk ka imunitet nga kjo sëmundje. Një „tmerr i vogël", pra.
Por çështja është edhe nëse gjermanët do të vaksinohen herës tjetër, në përgjithësi.
Shoqëria është bërë më skeptike
Sepse pak para heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Coronës, në maj 2023, më shumë se 20 përqind e popullsisë në Gjermani nuk ishte vaksinuar. Dhe jo më pak se kaq përqindje popullsie nuk do të ketë të ardhmen besim për masat që do të merren. Në një sondazh zhvilluar nga ekipi i drejtuar nga psikologia Cornelia Betsch, në Universitetin e Erfurtit në fund të vitit 2022, një e treta e gjermanëve të pyetur thanë se në pandeminë e ardhshme nuk do të bashkëpunojnë në marrjen e masave mbrojtëse. Po ashtu që e treta e të pyeturve qortuan politikanët për mënyrën si e trajtuan pandeminë.
Pandemia tregoi hapur shumë probleme: Njerëzit me të ardhura të ulëta dhe pak arsim ishin në disfavor në mënyrë sistematike. Digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë dhe shkollave është shumë mbrapa. Shumë fëmijë dhe të rinj vuajnë edhe sot nga mbyllja e shkollave. Shumë shkencëtarë kritikojnë mungesën e nxjerrjes sistematike të të dhënave për vlerësimin e masave të marra.
Mjekët e urgjencës mësuan të mendojnë me skenare. Për Christian Karagiannidis është e qartë cili është hapi parë: „Ne duhet të provojmë një herë çfarë do të ndodhte nëse pandemia tjetër do të shpërthente tani. Dhe të shohim sa të përgatitur jemi." Duke filluar me: Parlamenti shpërbëhet. Për këtë: Kush e merr vendimin se vendi ndodhet në krizë? Si do të reagonim ne për këtë? Çfarë ndodh me shkollat? A i kemi në dispozicion të dhënat kryesore, në kohë reale. "Faktikisht nevojitet një skenar i tërë për të parë ku janë pikat e dobta. Deri tani kjo nuk ka ndodhur./DW
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate ...
Pas kritikave ndërkombëtare, Izraeli anuloi këtë javë vend...
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladim...
Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë megjithë dëmet që ka...
Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në S...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mir...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se ka...
Temperaturat e larta të sipërfaqes së detit në bregun ...
Ndihmat humanitare filluan të hyjnë në Gazë përmes portit ...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanër...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë p...
Kina i ka filluar manovrat “ndëshkuese” ushtarake përreth ...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ...
Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohe...
Kur një superjaht me vlerë prej 230 milionë dollarësh mbër...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë j...
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...