Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kundër njoftimit të qeverisë së Republikës Serbe se do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".
Në reagimin e ambasadës thuhet se kjo nënkupton shkëputjen e Republikës Serbe, duke e cilësuar si “një veprim të rrezikshëm, të papërgjegjshëm, anti-Dejton që vë në rrezik tërësinë tokësore, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto janë interesa thelbësore amerikane. Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ato, ndër të tjera, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që i vënë në rrezik”.
Qeveria e Republikës Serbe paralajmëroi hartimin e “marrëveshjes” në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë me të cilën shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.
Ambasada amerikane tha se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe qeveria e tij u përpoqën ta shpjegojnë vendimin me një tufë gënjeshtrash dhe dezinformatash të sajuara për të trembur opinionin publik në Republikën Serbe, për ta tërhequr në këtë rrugë të rrezikshme.
“Faktet janë të thjeshta dhe të qarta. Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për të shfuqizuar Republikën Serbe dhe zoti Dodik nuk mund të veçojë një deklaratë të vetme të asnjë zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e saj”.
Në reagim thuhet mes tjerash se Kushtetuta e Bosnjës nuk u jep të drejtën e shkëputjes njësive të saj përbërëse.
“Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim.
Veprimtaritë e zotit Dodik, thuhet më tej në reagim, vënë në rrezik të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që e dëshirojnë qytetarët e Bosnjës. Rruga që ai propozon do të sigurojë që qytetarët e Republikës Serbe, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre të mos kenë jetën paqësore dhe të begatë në demokracinë që ata e meritojnë, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Sarajevë.
Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje e cila la pas vetes mbi 100 mijë te vrarë dhe miliona të zhvendosur.
BE: Sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjës e Hercegovinës duhet të respektohen
Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar nismat e Republikës Serbe që bien ndesh me rrugën evropiane të Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë veprimet dhe retorikën e saj ndarëse, të cilat po e vënë në mëdyshje rendin kushtetues të vendit, tha të premten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.
“Shtetet anëtare kanë theksuar se sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjës e Hercegovinës duhet të respektohen. Idetë ndarëse vetëm do të izolojnë autorët e tyre edhe më shumë se sa që janë tashmë të izoluar dhe do të sjellin më shumë vështirësi për qytetarët që po mbahen peng nga autorët e këtyre ideve dhe veprimeve”, tha zoti Stano./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
Trupat e tri pengjeve të tjera izraelita janë nxjerrë nga ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të p...
Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Cor...
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate ...
Pas kritikave ndërkombëtare, Izraeli anuloi këtë javë vend...
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladim...
Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë megjithë dëmet që ka...
Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në S...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mir...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se ka...
Temperaturat e larta të sipërfaqes së detit në bregun ...
Ndihmat humanitare filluan të hyjnë në Gazë përmes portit ...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanër...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë p...
Kina i ka filluar manovrat “ndëshkuese” ushtarake përreth ...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...