Mitsotakis paralajmëron RMV-në: Nëse devijon nga kursi i rënë dakord, rrugën e Evropës e ke të mbyllur
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...

Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i shihte: "Zëdhënësi i Scholz-it le të kuptohet: Gjermania do ta arrestonte Netanyahu-n", titullonte gazeta gjermane me tirazhin më të lartë "Bild Zeitung" të mërkurën në mbrëmje (22.05.) Edhe gazeta "Welt" shkroi: "Gjermania do ta ekstradonte Netanyahu-n, lë të kuptohet zëdhënësi i qeverisë."
Po mund të paramendohet kjo? Që Gjermania të ndalojë me arrest liderin politik të shtetit izraelit apo madje edhe ta dorëzojë atë, nëse do të lëshohej urdhër-arresti ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu? Për kreun e partisë më të fortë opozitare, CDU, Friedrich Merz, thjesht mendimi për këtë është i padurueshëm. "Heshtja e qeverisë gjermane deri tek aludimi i zëdhënësit të qeverisë, se Netanyahu në tokën gjermane do të arrestohej, po kthehet vërtet në një skandal", tha Merz për "Bild-Zeitung".
Kërkesa për padi kundër Netanyahu-t dhe ministrit Gallant
Çfarë ka ndodhur? Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, avokati britanik, Karim Khan, të hënën (20.05.) për shkak të dyshimeve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte aplikoi për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si edhe kundër tre drejtuesve të organizatës radikal-islamike palestineze, Hamas. Arsyeja; Vuajtja e madhe e njerëzve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli u kundërpërgjigj ashpër ushtarakisht pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Khan e akuzon Netanjahun dhe ministrin e tij konkretisht se përdor si armë lufte vdekjen nga uria të njerëzve në Rripin e Gazës.
Pra janë kërkesa për urdhër-arreste kundër drejtuesve si të Izraelit edhe të Hamasit, organizatës që nga shumë vende perëndimore, edhe nga Gjermania kategorizohet si organizartë terroriste. Khan i paraqiti njëherësh kërkesat që po verifikohen dhe shqyrtohen nga gjykata. A po vendos ai në një shkallë kreun e qeverisë izraelite me tre krerët e Hamasit? Pikërisht kjo gjë e zemëron Merz. "Thjesht kërkesa për urdhër-arrest në të njëjtën kohë si kundër kryeministrit izraelit, Netanyahu edhe drejtuesit të Hamasit, Sinvar është një përmbysje absurde e viktimës dhe autorëve të krimit", ka theksuar kreu i CDU.
Një qeveri e tensionuar
Se sa të vështirë e ka qeveria gjermane vërtet të pozicionet qartë në këtë rast, u bë e dukshme në konferencën e shtypit me zëdhënësin e kancelarit gjerman, Steffen Hebestreit. Dukshëm i tensionuar Hebestreit duhet t'u dilte përballë zërave të mërkurën, se Scholz ishte i "tronditur" nga njoftimi i kryeprokurorit. Hebestreit tha se "nuk mund të raportoj për tronditje dhe zemërim. Ne kemi bërë të qartë, se këtë e shohim si shumë kritike. Dhe kemi kujtuar qartë dallimet në lidhje me strukturën e shtetit të Izraelit, drejtësisë së tij të pavarur."
A do të ishte i drejtë ligjërisht një urdhër-arrest kundër Netanyahu-t?
Pra mund të vlerësohen ndryshe akuzat e gjykatës me seli në Hagë? Kjo sepse njëherë preket një shtet ligjor dhe njëherë jo? Vërtet që edhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare shprehin rezerva, nëse Khan mund ta kishte ngritur padinë kundër Netanyahu-t. Tek rregullat kryesore të gjykatës bën pjesë, sipas ekspertit Constantin Ganß në "Tagesspiegel", se ajo mund të bëhet aktive, nëse shteti në fjalë nuk është i gatshëm apo nuk është në gjendje të fillojë vetë hetimet e veta. Si për shembull në vende diktatoriale. Por jo kjo në shtetin demokratik të Izraelit.
Dilema e qeverisë gjermane tani: Gjermania bën pjesë tek mbështetësit kryesore të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila që nga viti 2002 heton për shkelje si gjenocid apo krime lufte dhe jep edhe gjykime. Kundër personave, por jo kundër shteteve. Vetëm në vitin 2023, qeveria gjermane dha 20 milionë dollarë për gjykatën. 123 vende e mbështesin këtë gjykatë, që nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Por shtete të rëndësishme si SHBA apo Izraeli nuk e bëjnë këtë.
Gjermania dhe marrëdhënia e veçantë me Izraelin
Nga ana tjetër: Për Gjermaninë mbështetja e Izraelit është kauzë shtetërore, edhe si pasojë e historisë më të errët të Gjermanisë me vrasjen e miliona hebrenjve gjaë diktaturës naziste. Por a vlen kjo edhe për kreun e qeverisë Netanjahu personalisht? Hebestreit për këtë tha: "Parimisht ne jemi mbështetës të Gjykatës Ndërkombëtare dhe kjo do të mbetet kështu. Ne respektojmë të drejtën dhe ligjin."
Edhe ai e kritikoi procedimin e Khan. "Vënia njësoj është se kryeprokurori zgjodhi një intervistë në "CNN", dhe i shprehu në një frymë aplikimet për urdhërarreste si kundër tre krerëve të Hamasit edhe kundër kryeministrit izraelit e ministrit të Mbrojtjes."
Kritikë e ashpër kundër Khan erdhi edhe nga ambasadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor, por ai iu drejtua edhe qeverisë gjermane. "Tani kauza shtetërore ndodhet në testim, pa po e por." Ai i quajti vlerësimet e qeverisë si "të pakapshme" dhe shtoi se "deklarata, që Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, humb besueshmërinë, nëse na lidhen duart, që ta vemë këtë në zbatim".
Reagime nga shtete të tjera
Vërtet shtete të tjera janë më të qarta në deklaratat e tyre krahasuar me Gjermaninë, kur pyeten nëse do ta arrestonin Netanyahu-n. Hungaria tha psh Jo. Ky vend e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare, tha Gergely Gulyas, drejtuesi i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Por në rastin e vizitës në Hungari, Netanyahu nuk duhet të presë arrestimin. Edhe para ditësh, presidenti amerikan, Biden, e kishte cilësuar si zemëruese kërkesën e Hagës. Por SHBA asnjëherë nuk e ka mbështetur këtë gjykatë. Në Gjermani situata është ndryshe, e kështu edhe më e komplikuar./DW
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar v...
Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si n...
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten nd...
Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qev...
Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shte...
Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një p...
Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrje...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “t...
Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të...
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e ...
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kun...
Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
Trupat e tri pengjeve të tjera izraelita janë nxjerrë nga ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të p...
Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Cor...
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...