Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një grup i vogël protestuesish e pret Ursula von der Leyenpërpara një eventi elektoral në Romë. Ndërsa makina e saj mbërrin, ata thërrasin "Liri Palestinës! Ndaloni gjenocidin!", të zemëruar me atë, që ata e shohin si njëanshmëri të von der Leyen-it ndaj Izraelit.
Si Presidente e Komisionit Evropian, ekzekutivit të Bashkimit Evropian (BE), von der Leyen shkoi në Tel Aviv në tetor 2023 për të ofruar mbështetjen e pakushtëzuar të BE për Izraelin në luftën kundër Hamasit. Më vonë ajo u kritikua nga disa shtete anëtare dhe diplomatë të BE për gjoja mospërfaqësimin e vlerave të BE si të tërë.
Brenda ndërtesës në qendër të Romës një turmë më miqësore e mirëpret atë me duartrokitje. Të rinjtë, që janë mbledhur këtu, shumica prej tyre burra të veshur me kostume blu, janë anëtarë apo mbështetës të Forza Italia.

Forza Italia është një nga partitë, që formojnë aleancën e qendrës së djathtë në BE, e cila ka zgjedhur von der Leyen-in si kandidaten kryesore për zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit.
Në Romë von der Leyen-i. flet për vendosmërinë e saj për të vazhduar punën për një Evropë më të fortë dhe më të begatë. Një nga gratë e pakta në audiencë dëshiron të dijë, se çfarë i duhet një gruaje për të qenë një udhëheqëse e fortë.
Von der Leyen-i, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe, përgjigjet me buzëqeshje: "Duhet të besosh në veten tënde”. "Isha e ndrojtur”, thotë ajo, "kisha shumë dyshime. Sot do të thoja se kam humbur mundësira”. Von der Leyen-i më pas vazhdon të flasë, se sa e rëndësishme është të ndërlidhen puna dhe familja: "Mos i lini të tjerët t'ju gjykojnë! Dhe duhet të keni një rrjet të fortë grash."

Shumë në sallë vlerësojnë bilancin e saj si presidente e Komisionit Evropian, duke përfshirë përpjekjet e suksesshme në prokurimin e vaksinave në emër të Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së koronavirusit, apo udhëheqjen e saj në kuadrin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Von der Leyen është përshkruar nga mediat ndërkombëtare si "menaxherja 'par excellence# e krizës në Evropë" dhe gruaja më e fuqishme në botë. Asaj i pëlqen ta prezantojë veten si garanci, të aftë të udhëheqë BE në kohë të trazuara. Megjithatë fushata për rizgjedhjen e saj është një akt i vështirë balancues.
Von der Leyen-it i pëlqen të bëjë fushatë, të flasë sidomos me të rinjtë, thonë për DW burime nga ekipi i fushatës së saj. Sipas tyre ajo dëshiron të angazhohet dhe të bindë të rinjtë, se Evropa ka shumë fuqi.

Në Romë një diskutim i planifikuar në një universitet anulohet, sepse Forza Italia dëshiron që von der Leyen të ketë një takim me fermerët dhe synimet klimatike të Evropës. Në fund të fundit ajo bën fushatë me bekimin e partive politike në gjithë Evropën, të cilat mbështesin kandidaturën e saj.
Për dikë si Ursula von der Leyen, e cila nuk është nga ata që improvizojnë dhe që njihet për preferencën për të patur gjithçka në rregull të plotë, kjo mund ta bëjë nganjëherë sfiduese fushatën. Por qëllimi kryesor i von der Leyen-it është të sigurojë, që partitë, të cilat formojnë familjen e saj politike, Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, të dalin forca më e fuqishme pas zgjedhjeve evropiane.
Një rezultat i tillë, i pritshëm, do ta bënte von der Leyen-in favoriten për të mbetur në krye të ekzekutivit të BE. Por edhe atëherë asaj i nevojitet edhe mbështetja e 27 liderëve të shteteve anëtare të BE dhe një shumicë e parlamentit të ri evropian.
Pra fushata është sfiduese për von der Leyen-in. Shqetësimi i saj kryesor është të fitojë shumë njerëz për momentin – të paktën derisa të ketë arritur të sigurojë emërimin e saj të dytë në detyrë./ DW
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin ...
Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxi...
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për t...
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani n...
14 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosë...
Më 20 maj u bënë pesë vjet që kur Presidenti i Ukrainës Vo...
Stuhi të fuqishme që goditën mbarë Teksasin kanë lënë të v...
Profesori Alberto Alemanno ka deklaruar se aftësia e BE pë...
Në Ulqin u përuruan dy veprat e njohura të studiuesit Isma...
Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të N...
Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemok...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet...
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...
Alderney, një ishull i qetë britanik në Kanalin Anglez, i n...
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të ...
Italia do të vazhdojë të financojë Agjencinë e Kombeve...
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i sh...
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar v...
Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...