Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin me bashkëshorten e tij Brigitte për një vizitë shtetërore treditore. Presidenti Macron dhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksuan në fillim të takimit të tyre rëndësinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë për Evropën.
"Marrëdhëniet gjermano-franceze janë qendrore për Evropën, ato janë të nevojshme që Evropa të ecë përpara”, tha Macroni të dielën pasdite gjatë një debati me Steinmeier në Festën e Demokracisë, që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.
Macroni është i vetmi i huaj i ftuan në Festën e Demokracisë në Berlin. Sipas Zyrës së Presidentit Federal, qëllimi ishte të theksohej e veçanta e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Francës.

"Kur Gjermania dhe Franca janë dakord, shumë gjëra ende mund të arrihen në Evropë”, tha Steinmeieri. Presidenti i Gjermanisë theksoi se festimi i 75-vjetorit të Ligjit Bazë së bashku me Macron është gjithashtu "provë e thellësisë së miqësisë gjermano-franceze". "Ne duam ta bëjmë këtë vizitë një festë të vërtetë”, tha Presidenti Federal.
Në mesditë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi aleancën e ngushtë me Presidentin francez në disa projekte kyçe të BE. Në dialogun me qytetarët në Festën e Demokracisë, Scholzi tha se kishte krijuar një "aleancë" me Macron-in për të nisur një bashkim funksional të tregjeve të kapitalit në BE. Objektivi kryesor është të sigurohet që paratë e kursyera në Evropë të investohen më shpejt dhe më shumë në vendet e BE.
Macroni paralajmëroi në Berlin për rrezikun që paraqet forcimi i nacionalistëve në Evropë. "Po të kishin qenë ata në pushtet, ne nuk do të kishim vaksina (...) dhe do të kishim braktisur Ukrainën për të mbështetur Rusinë," tha ai, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit dhe fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Ka një "magjepsje me autoritarizmin", paralajmëroi Macroni. "Jetojmë në një moment ekzistencial në Evropë," shtoi ai. "Unë sinqerisht besoj se Evropa mund të vdesë," theksoi Macroni.
Macron i quajti marrëdhëniet gjermano-franceze qendrore dhe 'zemrën e Evropës'. Ai kundërshtoi përshtypjen se motori gjermano-francez i Evropës ka ngecje. "Kjo nuk është e vërtetë. Ne po avancojmë," tha presidenti, sipas përkthimit zyrtar.
Në një sesion pyetje-përgjigje në mediat sociale me të rinjtë këtë muaj, Macroni i kërkoi Scholz-it ndihmë, kur u pyet nëse "çifti" franko-gjerman ende funksiononte. "Përshëndetje të dashur miq, rroftë miqësia franko-gjermane!" tha Scholzi në frëngjisht në një video të Macronit në platforën X. "Faleminderit Olaf! Jam shumë dakord me ty," u përgjigj Macroni në gjermanishte të qartë.

Në mbrëmje, Steinmeieri do të organizojë një banket shtetëror për Macronin në Pallatin Bellevue, ku do të marrë pjesë edhe kancelari Olaf Scholz. Steinmeier do të presë presidentin francez me nderime ushtarake. Të dy krerët e shteteve do të shpallin gjithashtu në mënyrë simbolike fillimin e verës sportive gjermano-franceze, e karakterizuar nga Kampionati Evropian i Futbollit dhe Lojërat Olimpike.
Vizita e parë e Macronit në Lindje të Gjermanisë
Macroni mbërriti në Gjermani në orët e para të pasdites, për vizitën e tij shtetërore treditore, e cila do ta çojë edhe në Dresden. Kjo do të jetë vizita e parë e Macronit në landin e Saksonisë, një nga pesë lindore gjermane, veç Berlinit. Të hënën, Macroni do të mbajë një fjalim para të rinjve përpara Frauenkirche në Dresden dhe të martën ai do të marrë Çmimin Ndërkombëtar të Paqes Vestfalike në Münster, përpara se të takohet me kancelarin Olaf Scholz (SPD) dhe me ministra të të dy qeverive në Pallatin Meseberg, pranë Berlinit.
Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh dhe vetëm e gjashta në histori.
Në maj të vitit të kaluar, Macron e shtyu vizitën shtetërore për shkak të trazirave në Francë./ DW
Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxi...
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për t...
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani n...
14 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosë...
Më 20 maj u bënë pesë vjet që kur Presidenti i Ukrainës Vo...
Stuhi të fuqishme që goditën mbarë Teksasin kanë lënë të v...
Profesori Alberto Alemanno ka deklaruar se aftësia e BE pë...
Në Ulqin u përuruan dy veprat e njohura të studiuesit Isma...
Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të N...
Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemok...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet...
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...
Alderney, një ishull i qetë britanik në Kanalin Anglez, i n...
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të ...
Italia do të vazhdojë të financojë Agjencinë e Kombeve...
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i sh...
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar v...
Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si n...
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...