Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik
Një gjykatë në Bosnje ka lëshuar një urdhër-arresti ndërko...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka akuzuar Serbinë se nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën.
MPJD tha se këtë Serbia e dëshmoi me reagimin që bëri kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia më 26 mars.
“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, tha MPJD-ja.
Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 mars dhe Serbia tha se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin si pjesë të saj.
MPJD e cilësoi këtë deklaratë si kërcënim “të drejtpërdrejtë dhe alarmues” kundër Kosovës.
“Duke deklaruar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, tha MPJD, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë seriozisht “këto kërcënime”.
“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar presidenti [i Francës, Emmanuel] Macron, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz dhe kryeministrja [e Italisë, Giorgia] Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, u tha në reagim.
MPJD tha se Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën më 2023, përmes refuzimit “të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.
Kosova tha se Serbia nuk po e respekton opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 doli në përfundim se pavarësia e Kosovës – e shpallur më 2008 – nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ndërkaq, në reagimin e saj më 27 mars pretendoi se gjatë tetë vjetëve të fundit, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
MPJD e cilësoi një pretendim të tillë si “gënjeshtër të paskrupullt” dhe tha se përpjekjet e Serbisë për të “minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht”.
Sipas të dhënave zyrtare të MPJD-së, Kosovën deri më tani e kanë njohur 118 vende.
Viteve të fundit, Serbia shpesh ka pretenduar se shtete të caktuara e kanë tërhequr njohjen për Kosovën./ CNA
Një gjykatë në Bosnje ka lëshuar një urdhër-arresti ndërko...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon këtë të e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri ng...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë tri ankesat e fundit të...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua me minist...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur njohje...
Pas muajsh protestash intensive në Serbi, BE më në fund ka...
Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosov...
Republika e Kenias ka njohur sot zyrtarisht Kosovën si sht...
Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës njoftoi sot se do të mi...
Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërps...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur ...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekz...
Këtë të mërkurë, përpara një samiti mbi planin e paqes të ...
Vijon procesi gjyqësor në Hagë ku po jep dëshminë e tij is...
Në Turqi po zhvillohet dita e 7-të e protestave nga ku jan...
Shtetet e Bashkuara thanë se është arritur një marrëveshje...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar sot am...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...