Prokuroria nis hetimet për votimin me postë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur ...

Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë.
Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim lidhur me kalimin e kufirit nga ana e Dodikut.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror, siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.
Nëse ndaj një personi lëshohet një fletarrestim qendror, secila prej 16 agjencive policore në Bosnje dhe Hercegovinë është e detyruar ta arrestojë atë. Praktikisht, të gjitha agjencitë policore në vend kanë në kompetencat e tyre parandalimin e kryerjes së veprave penale, zbulimin e autorëve, ndriçimin e veprave dhe bashkëpunimin me prokuroritë përkatëse.
Ndryshe, Dodik është përmendur si një nga folësit në konferencën në Jerusalem, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Izraelit.
Përveç Dodikut, folës në konferencë janë edhe figura të ekstremit të djathtë francez, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog.
Komisionari gjerman për çështjet hebraike, Felix Klein, e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencë, gjë që është konfirmuar më herët për REL-in.
"Kur zoti Felix Klein e pranoi ftesën disa muaj më parë, ai nuk ishte në dijeni se kush do të merrte pjesë në konferencë", tha zyra e tij. Eli Tauber, themelues i Shoqatës “Hagada”, historian dhe anëtar i komunitetit hebre në Bosnje, mendon se Dodiku nuk do të duhej të merrte pjesë në një konferencë të tillë.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ata që e kanë ftuar Dodikun, do të duhej ta dinin se kush është ai dhe me çfarë merret.
“Nëse e kanë anashkaluar këtë qëllimisht apo rastësisht, nuk hyj në këtë, por atëherë faji është krejtësisht i tyre”, vlerëson ai.
Gjithashtu, ai mendon se qëllimi i Dodikut është të paraqesë situatën në Bosnje ashtu siç dëshiron ai, përfshirë edhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të RS-së, të cilët pretendojnë se në Bosnje, konkretisht në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ekziston një politikë që mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ Rel
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur ...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekz...
Këtë të mërkurë, përpara një samiti mbi planin e paqes të ...
Vijon procesi gjyqësor në Hagë ku po jep dëshminë e tij is...
Në Turqi po zhvillohet dita e 7-të e protestave nga ku jan...
Shtetet e Bashkuara thanë se është arritur një marrëveshje...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar sot am...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bis...
Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një takim të k...
Kjo e martë përkon me përvjetorin e 26-të të masakrës në T...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua t...
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do...
Në Gjykatën Speciale të Hagës po zhvillohet seanca gjyqëso...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çd...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shpre...
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon politikanët e opozi...
Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi nënpresidentin e SHBA-s...
Papa Françesku, pas daljes nga spitali “Gemeli” në Romë, r...
Dalin detaje të reja nga vrasja e raportuar mesditën e sot...
Ukraina raporton se një sulm me raketa ruse goditi një spi...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...