Republika e Kenias njeh zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës
Republika e Kenias ka njohur sot zyrtarisht Kosovën si sht...

Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshevë. Me masë të njëjtë, ka vepruar edhe Kosova, duke ia ndaluar vizitën në Kosovë, ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tha se kjo është hera e dytë që ministrit Çeku i ndalohet që të vizitojë Preshevën, një nga tre komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.
Sinani ka akuzuar autoritetet në Serbi se fshihen “pas një fasade pro-evropiane”, por vendime të tilla, sipas saj janë “akt i politikës nacionaliste serbe”.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka reaguar lidhur me ndalimin e vizitës së Çekut, e as Serbia nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, po ashtu ka njoftuar se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar kërkesën për vizitë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
Ai ka thënë se ka synuar që të takohet me punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore serbe – që konsiderohen ilegale në Kosovë.
Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me këto ndalesa të vizitave “drejtpërdrejt po minon normalizimin e raporteve”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka refuzuar kërkesën e Llonçarit për vizitë në Kosovë dhe pse.
Llonçar ka pretenduar se për vizitën e tij në Kosovë kishte pasur njoftim, siç kërkohet me marrëveshje.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Vizitat duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Më pas, autoritetet në shtetet përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.
Viteve të fundit, si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë refuzuar kërkesat për vizita të zyrtarëve qeveritarë, por edhe të figurave fetare, teksa raportet mes dy vendeve janë të tensionuara.
Tensionet janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për sulmet, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./ REL
Republika e Kenias ka njohur sot zyrtarisht Kosovën si sht...
Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës njoftoi sot se do të mi...
Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërps...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur ...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekz...
Këtë të mërkurë, përpara një samiti mbi planin e paqes të ...
Vijon procesi gjyqësor në Hagë ku po jep dëshminë e tij is...
Në Turqi po zhvillohet dita e 7-të e protestave nga ku jan...
Shtetet e Bashkuara thanë se është arritur një marrëveshje...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar sot am...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bis...
Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një takim të k...
Kjo e martë përkon me përvjetorin e 26-të të masakrës në T...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua t...
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do...
Në Gjykatën Speciale të Hagës po zhvillohet seanca gjyqëso...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çd...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shpre...
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon politikanët e opozi...
Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi nënpresidentin e SHBA-s...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...