Firmoset ligji nga Zelensky/ Forcat ushtarake ukrainase mund të dërgohen jashtë vendit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një l...

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tri kërkesa, duke kërkuar që të vendosë për rivotimin me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Sipas Ligjit për zgjedhjet, PZAP pasi pranon ankesën ka afat që brenda 96 orëve të vendosë për të.
Blerim Sallahu nga LVV-ja pretendoi se në votimin me postë ka pasur manipulime dhe keqpërdorime, që sipas tij, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha ai në një paraqitje për media pas dorëzimit të ankesës.
Nga LDK-ja kanë hedhur poshtë akuzat e LVV-së, duke thënë se kërkesa për anulimin e votave me postë po bëhet "vetëm pse nuk u pëlqen rezultati".
“Kjo përpjekje për të cenuar vullnetin e lirë të votuesve tanë në mërgatë përbën një akt të rrezikshëm ndaj integritetit demokratik të procesit zgjedhor”, u tha në reagimin e LDK-së të publikuar në rrjetet sociale.
Kjo parti akuzoi LVV-në për manipulim të votave në përfaqësitë diplomatike, por edhe me postë.
“Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar. Për më tepër, ka prova të shumta mbi vetë-inkriminimin publik të aktivistëve të Vetëvendosjes në mbushjen masive të fletëvotimeve të mërgatës. Nëse duhet të shqyrtohet anulimi i ndonjë vote për shkak të parregullsive, pikërisht këto raste duhet të jenë objekt i një hetimi të plotë dhe të paanshëm”, tha LDK-ja.
LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Sallahu i LVV-së tha se në ankesën drejtuar PZAP kanë ofruar dëshmi për manipulimin e pretenduar. Sipas tij, skema e manipulimit ka nisur që nga faza e regjistrimit të votuesve, e deri te plotësimi i fletëvotimeve dhe dërgimi i tyre në Kosovë.
“Adresa ka qenë LDK dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”, shtoi ai.
Sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, si shembull për akuzat e tyre drejtuar LDK-së përmendi disa kandidatë që kishin marrë më pak vota në Kosovë sesa përmes votimit me postë.
Ai po ashtu përmendi se në votat e rinumëruara me postë – pasi PZAP-i kishte vendosur të rinumëroheshin disa të tilla për shkak se kishte pasur fletëvotime që nuk ishin shtypur siç duhet – shpërndarja e votave ka qenë në mënyrë “krejt normale”.
Ai tha se është e rëndësishme që PZAP-i të miratojë tri kërkesat e LVV-së dhe kështu, sipas tij, “të kthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë”.
Lëvizja Vetëvendosje tha se provat që ka për këtë rast i ka dërguar më herët edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por ende nuk janë njoftuar për ndonjë veprim nga ky institucion.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
LVV-ja ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.
Pas shpalljes së rezultatit, partitë dhe kandidatët mund t’i adresohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme nëse kanë vërejtje për rezultatin.
Për zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë mundur të votojnë brenda Kosovës, me postë dhe për herë të parë është organizuar edhe votim fizik në disa ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete nëpër botë./ REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një l...
Banorët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut u mblodhën sot në...
Kryetari i Komunës së Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Ljup...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se ai dhe homol...
Mediat e Kosovës raportojnë se babai i ish-Presidentit të ...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pritet të zhvillojë një...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, k...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Da...
Në oborrin e spitalit të Koçanit është një situatë e tensi...
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pan...
Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pë...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pa...
Rëndohet bilanci në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e V...
Presidentja dhe kryeministri i Kosovës kanë shprehur ngush...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reeaguar në rrjet...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ...
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovsk...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut...
Një tragjedi ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...