Tragjedia në Koçan të RMV/ Kreu i PD, Berisha shpreh ngushëllimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pë...

Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë, është çështje për të cilën duhet të vendosë Kievi dhe jo Moska, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë.
Macroni dhe kryeministri britanik, Keir Starmer i kanë rritur përpjekjet për të konsoliduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, teksa presidenti amerikan, Donald Trump çon përpara marrëveshjen për paqe me Rusinë.
Starmer ka mbajtur të shtunën një takim virtual me Macronin dhe me aleatë tjerë të Ukrainës.
“Ukraina është sovrane. Nëse bëhet fjalë që forcat aleate të jenë në territorin e saj, për këtë nuk duhet të vendosë Rusia”, ka thënë Macron në një intervistë të përbashkët për shumë media franceze, që është publikuar të shtunën vonë.
Rusia e ka hedhur poshtë idenë që ushtarë prej vendeve të NATO-s të stacionohen në Ukrainë.
Macroni ka thënë se çdo forcë paqeruajtëse do të përbëhet nga “mijëra trupa të secilit shtet”, të cilat do të stacionohen në lokacione të rëndësishme, dhe që ka shtete evropiane dhe përtej që janë të interesuara të marrin pjesë.
Por, sikurse aspekte tjera të armëpushimit potencial, pak dihet se si mund të formohet forca paqeruajtëse.
Britania dhe Franca kanë thënë se mund të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, derisa kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se shteti i tij është i hapur për negociata.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të enjten se mbështet në parim propozimin e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë, por që forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë derisa të plotësohen disa kushte.
Rusia dhe Ukraina i kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj njëra-tjetrës të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pë...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pa...
Rëndohet bilanci në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e V...
Presidentja dhe kryeministri i Kosovës kanë shprehur ngush...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reeaguar në rrjet...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ...
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovsk...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut...
Një tragjedi ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr...
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç ka folur pas protest...
Presidenti Donald Trump urdhëroi sulme ajrore kundër rebel...
Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e t...
Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të...
Mbyllet pas rreth katër orësh protesta masive në Beograd. ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur...
Protestuesit në Beograd kanë nisur të mbajnë fjalime. Një ...
Mediat serbe raportojnë se politikani malazez, nënkryetari...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka miratuar...
Vijon në Beograd protesta masive kundër qeverisë së Vuçiç....
Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premte...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...