Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi tha se zbatimi i saj është në interesin e të gjithëve.
Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, Lajçak tha se në takimin e 5 marsit në Prishtinë, ashtu u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.
“Kemi një listë të gjatë të çështjeve për të cilat kemi diskutuar, por më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes Bazë. Është në interesin e të gjithëve që të shohim përparim më të shpejtë në këtë drejtim”, tha Lajçak për gazetarët në Prishtinë.
Sipas emisarit evropian, Marrëveshja Bazë që u arrit në Bruksel shkurtin e kaluar, dhe më pas në mars në Ohër u arrit pajtim për Aneksin e saj, është ligjërisht e obligueshme, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.
“Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Jam shumë i sigurt për këtë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, ajo veçse do të ishte propozuar. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të nisin zbatimin e saj. Me këtë marrëveshje ne kemi përgjigje në pyetjet se si çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë. E vetmja pyetje që mbetet është se kur dhe unë pyes: Pse të presim? Kjo marrëveshje është e mirë dhe duhet të nisë së zbatuari”, tha ai.
Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Lajçak foli edhe për çështjen e dinarit serb, duke pranuar se për një gjë të tillë e kishte organizuar më 27 shkurt një takim në Bruksel në nivel ekspertësh.
Megjithatë, ai tha se disa aspekte të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës është dashur të diskutohen me Bislimin.
“E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, tha Lajçak.
Në takimin e 27 shkurtit, Kosova u përfaqësua nga krerë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkaq Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.
Lajçak, duke folur për mospjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim, tha se "qëllimisht" në ftesën dërguar palëve, e kishte lënë të hapur mundësinë që ato të zgjidhnin se kush do t'i përfaqësonte në takim.
Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutën me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.
Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe./REL
Sidomos në Britaninë e Madhe është shumë e ashpër krit...
Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur...
Maria Branjas Morera, personi më i vjetër në botë, fes...
Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike ...
Ish-anëtarja e Brigadës së Kuqe (BR), Barbara Balzeran...
Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore, thotë she...
Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese rus...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe shefi...
Franca është bërë vendi i parë në botë që ka vendosur të n...
Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve...
Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara bëri ...
Dy ditë më parë autoritetet ruse kërkuan që tre zyrtar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të...
Shkencëtarët kohët e fundit kanë kapur pamjet e tmerrs...
Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshm...
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stë...
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...