Franca, vendi i parë në botë që mund të bëjë abortin të drejtë kushtetuese
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stërvitjet e mëdha ushtarake për të rritur gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Stërvitjet vjetore ushtarake po mbahen pasi Veriu rriti armiqësitë me zgjatjen e testimeve raketore dhe me ashpërsimin e retorikës më herët gjatë këtij viti.
Forcat jugkoreane dhe amerikane do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Lirisë” që do të zgjasë 11 ditë, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut ende nuk është përgjigjur ndaj këtyre stërvitjeve të mëdha vjetore, që në të kaluarën i ka cilësuar si stërvitje për pushtim. Veriu ka kryer testime provokuese të armëve në të kaluarën në kundërpërgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të armiqve të saj.
Ushtria jugkoreane tha javën e kaluar se do të kryente 48 stërvitje fushore me forcat amerikane gjatë kësaj pranvere. Kjo shifër paraqet dyfishim të stërvitjeve që dy shtetet kryen vitin e kaluar dhe në stërvitje do të përfshihen bombardime, sulme nga ajri dhe pengim të raketave.
Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime të raketave me qëllim që të modernizojë arsenalin e saj, përderisa bisedimet me SHBA-në dhe Korenë e Jugut kanë ngecur që një kohë të gjatë. Në përgjigje, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre dhe është rritur numri i dislokimit të aseteve ushtarake amerikane, sikurse i aeroplanmbajtësve dhe bombarduesve bërthamorë me rreze të gjatë veprimi.
Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer gjashtë testime raketash dhe ka zhvilluar stërvitje me artileri. Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se shteti i tij do të heqë dorë nga synimi i kamotshëm për një bashkim paqësor me Korenë e Jugut dhe do të ndërmarrë një qëndrim më agresiv ushtarak përgjatë kufirit të kontestuar detar me Korenë e Jugut. Po ashtu, Kim është zotuar se do të “asgjësojë” Korenë e Jugut dhe SHBA-në nëse provokohet, një kërcënim që ai e ka bërë edhe më parë.
Hapat e ndërmarrë nga Veriu kanë rritur shqetësimet se ky shtet mund të bëjë provokime në kufijtë detarë dhe tokësorë me Jugun. Por, ekspertët kanë thënë se mundësia që Koreja e Veriut të kryejë ndonjë sulm të plotë është e vogël, pasi Pheniani i di se ushtria e tij është më e vogël sesa forcat amerikane dhe jugkoreane./ REL
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...
Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një mini...
I dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochst...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e B...
Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare...
Në një intervistë të ministrit të Jashtëm francez, Stephan...
Zgjedhjet për pushtetin në kryeqytetin e Serbisë, do të ri...
Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare t...
Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të...
Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalif...
Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sh...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur të hedhin të shtunën nd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është...
Izraeli ka pranuar kornizën e një marrëveshje për armëpush...
Shtetet e Bashkuara kanë kryer dërgimin e parë të ndihmave...
Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...