Si e kapi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane?
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...

Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Gjermani. Në fund të vitit të kaluar kishte 63.763 mjekë, sipas gazetës Funke Mediengruppe, që citon statistikat e Shoqatës Gjermane të Mjekësisë.
Sipas statistikave, numri është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, kur ishte rreth 30 mijë. Në vitin 1993, në Gjermani kishte vetëm rreth 10.000 mjekë të huaj.
Siria dhe Rumania vendet më të zakonshme të origjinës
Sipas shifrave, shumica e mjekëve pa pasaportë gjermane vijnë nga vendet e BE apo shtete të tjera evropiane, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme.
Vendet më të zakonshme të origjinës janë Siria (6.120), Rumania (4.668), Austria (2.993), Greqia (2.943), Rusia (2.941) dhe Turqia (2.628). Numri i përgjithshëm i mjekëve në Gjermani ishte 557.528 në fund të vitit 2022.
Përfaqësuesi i mjekëve paralajmëron për pengesa gjuhësore
Presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Landit Rajnland-Pfalc, Jürgen Hoffart, paralajmëroi për problemet në rritje të shkaktuar nga njohurita e dobta të gjermanishtes te kolegët e huaj. Herë pas here ndodhin keqkuptime që rrezikojnë jetën e njerëzve. Për shembull, termat "dhimbje gjoksi" dhe "dhimbje barku" ngatërrohen, duke bërë që mjeku të fokusohet tek barku dhe të anashkalojë infarktin.
Problemi mund të përkeqësohet edhe më shumë në vitet në vijim, "sepse do të kemi gjithnjë e më shumë mjekë të huaj”. Një arsye është mungesa e mjekëve, thotë Hoffart. Studentët gjermanë nuk do të arrijnë të plotësojnë kërkesën për personel mjekësor në të ardhmen. Nga rreth 11.000 të diplomuar çdo vit në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme nuk vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion.
Ekuivalenca e trajnimit të mjekëve jashtë BE
Sipas sindikatës së mjekëve Marburger Bund, i ashtuquajturi Ligji i Njohjes i vitit 2012 u ofron edhe mjekëve të trajnuar në një vend jashtë BE mundësinë për të përcaktuar ekuivalencën e trajnimit të tyre (testi i ekuivalencës apo konvertimit). Në rastet kur nuk ka ekuivalencë, atyre u jepet mundësia të bëjnë një provim gjuhe dhe një provim tjetër njohurish në Gjermani brenda dy viteve. Vetëm atëherë ata mund të aplikojnë për leje për të praktikuar. Testi përbëhet nga një provim gojor dhe praktik, në të cilin vizitohen pacientë. Testi është i fokusuar në mjekësinë e brendshme dhe kirurgji. Veç kësaj kontrollohen njohuritë edhe për specialitete të tjera mjekësore.
Megjithatë, kohëzgjatja e procedurave të njohjes duhet të shkurtohet ndjeshëm. Përveç kësaj, oferta e kurseve të specializuara të gjuhës duhet të përmirësohet.
Mjekët gjermanë theksojnë se pothuajse të gjithë mjekët emigrantë vijnë në kontakt për herë të parë me sistemin shëndetësor gjerman, nëpërmjet spitaleve. Klinikat duhet të plotësojnë kërkesat e nevojshme për kualifikim dhe integrim./DW
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...
Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një mini...
I dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochst...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e B...
Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare...
Në një intervistë të ministrit të Jashtëm francez, Stephan...
Zgjedhjet për pushtetin në kryeqytetin e Serbisë, do të ri...
Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare t...
Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të...
Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalif...
Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sh...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur të hedhin të shtunën nd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është...
Izraeli ka pranuar kornizën e një marrëveshje për armëpush...
Shtetet e Bashkuara kanë kryer dërgimin e parë të ndihmave...
Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-presidenti i burgosur i Guatemalës, Otto Perez, në një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...