Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare të azilkërkuesve në Gjermani janë shtuar kritikat. Kryetarja e Partisë Sociademokrate, Saskia Esken, është shprehur për gazetën "Thüringer Allgemeine", se nuk e sheh si zgjidhje këtë. Masa të përafërta kanë treguar se nuk janë të suksesshme te të papunët afatgjatë, tha ajo. "Për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore sot është më mirë që refugjatët të mund të hyjnë më shpejt dhe pa komplikime në marrëdhënie të rregullta pune me sigurime shoqërore", tha Esken.
Edhe drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, shprehet kritike. "Fillimi i punës nga refugjatët është prej kohësh ligjërisht e mundur për refugjatët në strehimore, po përdoret me rezerva nga komunat", ka thënë Nahles. Në ligjin e kontributeve për azilkërkuesit thuhet në nenin 5, se "Të aftët për punë, ata që marrin ndihma e nuk punojnë dhe nuk janë në moshë shkollore janë të detyruar të marrin në konsideratë një mundësi pune që iu ofrohet."
Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, e shikon si të arsyeshëm detyrimin për punë të azilkërkuesve. "Është e drejtë në fuqi që komunat mund t'i angazhojnë me detyrim për punë komunitare azilkërkuesit që jetojnë në strehimoret e refugjatëve. Në raste të veçanta është e arsyeshme që të gjendet punë për njerëzit që kanë një kohë të gjatë pritjeje në strehimoret e azilëkërkuesve." Debati u nxit kohë më parë nga presidenti i Shoqatës së Qarqeve Gjermane, Reinhard Sager. Ai kishte kërkuar disa herë, që azilkërkuesit të detyrohen të punojnë. "Kush është me shëndet të mirë dhe jo me kufizime, duhet të punojë." Mbështetja që jep shteti nuk mund të jetë pa kushte, kishte thënë Sager për gazetën Bild. Në qarkun Saale-Orla në Tyringji, azilkërkuesit do të duhet të punojnë katër orë në ditë. Azilkërkuesit do të marrin 80 cent në orë për punë të thjeshta, e nëse refuzojnë do të ketë shkurtime të ndihmave sociale deri në 180 euro në muaj.

"Është raciste dhe denigruese të paramendosh, se azilkërkuesit nuk janë të vullnetshëm të punojnë", deklaroi organizata për të drejtat e njeriut, Pro Asyl. Zëdhënësi i saj, Tareq Alawos u shpreh kundër që njerëzit që kërkojnë ndihmë "tani të detyrohen për punë në marrëdhënie shfrytëzuese për 80 cent në orë", në një kohë që shumë personave iu mohohet një marrëdhënie e rregullt pune: Edhe drejtuesja e partisë E Majta, Janine Wissler e kritikon këtë propozim të Sagers. Kush punëson refugjatët për 80 cent në ore minon kontratat me tarifa dhe pagat minimale, tha Wissler. "Kështu azilkërkuesit futen në rolin e atyre që ulin rrogat", tha politikanja e majtë. Kjo nuk e nxit integrimin, por shton konkurrencën në sektorin e pagave të ulta.
Mbështetje për propozimin e Sager erdhi nga CDU. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Carsten Linnemann e përshëndeti mundësinë e detyrimit për punë. "Gjithçka që forcon parimin e mbështetjes, por edhe të kërkesave është e mirëpritur", tha ai për gazetën "Bild". Kurse kreu i degës së CDU-së për Tyringjinë, Mario Voigt deklaroi se "ne duhet të dërgojmë mesazhin, se kush gjen solidaritet në Gjermani, duhet të japë edhe diçka vetë", tha ai për rrjetin redaksional, Gjermania.

Për azilkërkuesit që sapo vijnë në Gjermani qasja në tregun e punës është shumë e kufizuar. Sipas të drejtës aktuale në fuqi, azilkërkuesit parimisht mund të punojnë vetëm pas tre muajsh pas ardhjes, kush jeton në një qendër pranimi refugjatësh dhe nuk është minoren mund të punojë vetëm pas nëntë muajsh. Kurse "Gedultete" persona me leje të toleruar qëndrimi ose refugjatë me fëmijë minorenë në një qendër pranimi mund të punojnë pas gjashtë muajsh. Azilkërkuesit nga vendet të sigurta të origjinës, që kanë shtruar kërkesën për azil pas gushtit 2015 parimisht nuk kanë qasje në tregun e punës./ DW
Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të...
Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalif...
Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sh...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur të hedhin të shtunën nd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është...
Izraeli ka pranuar kornizën e një marrëveshje për armëpush...
Shtetet e Bashkuara kanë kryer dërgimin e parë të ndihmave...
Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-presidenti i burgosur i Guatemalës, Otto Perez, në një...
Ikona amerikane e modës dhe njëkohësisht stilistja Iri...
Faza e dytë e Ligjit për Imigrimin e Punëtorëve të Aft...
Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se ë...
Ende janë të paqarta rrethanat e asaj që ndodhi në Gaza të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot...
Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marr...
Autoritetet belge dhe Policia Kombëtare Hungareze, e m...
Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për o...
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...