Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë thirrje të hënën për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja - në Rripin e Gazës.
“I bashkohem thirrjes së nënpresidentes [amerikane], Kamala Harris, për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Pastaj, nuk duhet të ketë pengesë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për këtë”, shkroi Borrell në rrjetin social X.
Ai theksoi se është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë, duke shtuar se “Harris tha me të drejtë se shumë njerëz janë vrarë dhe i bëri thirrje izraelit të lejojë qasje të papenguar humanitare”.
Më herët gjatë ditës, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtëjavor, ndërkaq i kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë.
Deklaratat e saj janë ndër më të ashprat të bëra nga ndonjë udhëheqës i lartë i Qeverisë amerikane deri më tani sa i përket luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi në tetorin e vitit të kaluar.
“Duke pasur parasysh shkallën e lartë të vuajtjes në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm”, tha Harris gjatë një ngjarje në Selma të Alabamës. “Në tavolinë është një marrëveshje dhe siç kemi thënë, Hamasi duhet të pajtohet me marrëveshjen. Le të arrihet një armëpushim”.
“Njerëzit në Gazë po vdesin nga uria. Kushtet janë çnjerëzore dhe ne duhet të veprojmë... Qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë që të rriten ndjeshëm dërgesat për ndihma. Nuk ka arsyetime”, tha ajo.
Një ditë më herët, një delegacion i Hamasit shkoi në Kajro për të marrë pjesë në rundin e fundit të bisedimet për një armëpushim, por është e paqartë nëse është bërë ndonjë përparim në bisedime.
Gazeta izraelite, Yedioth Ahronoth, raportoi se Izraeli kishte bojkotuar bisedimet pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tij që të hartohet një listë me emrin e pengjeve që ende janë gjallë.
Uashingtoni ngulur këmbë që një armëpushim të hyjë në fuqi në nisje të Ramazanit, që fillon pas një jave.
Një armëpushim i tillë do të zgjaste gjashtë javë, pas një armëpushimi më të shkurtër njëjavor nëntorin e kaluar. Dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi, do të liroheshin në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë që gjenden në burgjet izraelite.
Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë./ Rel
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe shefi...
Franca është bërë vendi i parë në botë që ka vendosur të n...
Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve...
Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara bëri ...
Dy ditë më parë autoritetet ruse kërkuan që tre zyrtar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të...
Shkencëtarët kohët e fundit kanë kapur pamjet e tmerrs...
Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshm...
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stë...
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...
Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një mini...
I dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochst...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e B...
Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare...
Në një intervistë të ministrit të Jashtëm francez, Stephan...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...