Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara që të sigurohen se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten dhe sovranitetin e saj, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit dhe koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një intevistë për Zërin e Amerikës. Ai përmendi faktin se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Ukrainës dhe se dërgesat në armëve e ndihma financiare po pengojnë përparimin e forcave ruse në terren.
Kirby tha se SHBA-të duan që Ukraina të fitojë luftën, por ai shtoi se autoritetet ukrainase janë ato që përcaktojnë se si duhet të përkthet ajo për vendin, në një kohë kur rajoni i Donbasit rrezikon të përballet me luftime për një kohë të gjatë.
Ish-zëdhënësi i Pentagonit, tashmë koordinator për komunikimin strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare John Kirby, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, me aq sa kanë mundësi dhe sa më shpejt të munden.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Kirby thotë se qëllimi i dërgesave në armë e ndihmave financiare është që Kievi të sigurojë aftësi mbrojtëse nga agresioni rus.
“Jemi të përqëndruar që të sigurohemi se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten, sovranitetin, popullin dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.
Në përgjigje të kritikave se Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndihmuar Kievin, Kirby theksoi se Uashingtoni është dhuruesi më i madh i ndihmave për ushtrinë ukrainase dhe se sistemet e dhuruara, sikurse sistemi i lëvizshëm i artilerisë raketore “HIMARS”, armët e vogla dhe municionet po pengojnë me sukses përparimin e forcave ruse në terren.
“Ne jemi padyshim dhuruesi më i madh i ndihmave për sigurinë e Ukrainës sesa çdo komb tjetër në botë, me pothuajse 6 miliardë dollarë të dhuruara që nga fillimi i sulmit. Pra, shumë dërgesa po futen atje dhe presidenti e ka bërë të qartë se ne jemi të përkushtuar që ndihmat të vazhdojnë”, u shpreh Kirby.
Pas dështimit për marrjen nën kontroll të Kievit, Kremlini njoftoi se do ta përqëndrojë sulmin e saj në lindje të Ukrainës.
Kirby tha se ekziston mundësia që rajoni i Donbasit të përballet me luftime për një kohë të gjatë.
“Duhet të kujtojmë se kjo është një pjesë e Ukrainës për të cilën rusët dhe ukrainasit kanë luftuar nga viti 2014. Ne e shohin 24 shkurtin si një pikë kthese, dhe ishte, por ushtarët ukrainas po vriteshin dhe po luftonin për vendin e tyre prej vitesh. Pra, kjo është një pjesë e vendit që të dyja ushtritë e njohin mirë. Rusët po përparojnë, por jo në mënyrë të qëndrueshme. Ukrainasit po rezistojnë. Sigurisht se mund të përfundojë në një konflikt të zgjatur”.
Marrja e plotë e kontrollit nga Rusia në rajonin e Donbasit, do të shënonte një fitore strategjike për Moskën, e cila do të krijonte një lidhje mes Rusisë dhe Krimesë, ishullin që Rusia e aneksoi më 2014.
Por çfarë mund të konsiderohej fitore për Ukrainën, në një situatë kur luftimet në rajonet lindore mund të vazhdojnë? Kirby thotë se përgjigjja u takon autoriteteve në Kiev.
“Duam që Ukraina të ketë sukses në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, nëse do të vijë momenti. Natyrisht, tani nuk jemi në atë fazë. Por ne besojmë se është Presidenti Zelenskyy është ai që mund ta përcaktojë se si do të duhet të duket fitorja. Është vendi i tij. Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase dhe ne e respektojmë këtë. Ndryshe nga rusët, ne respektojmë vendimin e votuesve ukrainas për ta zgjedhur atë”, tha Kirby.
I pyetur nëse agjencitë amerikane të zbulimit kanë informacione të mjaftueshme rreth operacioneve ukrainase, Kirby tha se marrëdhëniet me ushtrinë ukrainase janë të forta dhe se autoritetet amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ai tha se qëllimi është që të kuptohen më mirë nevojat e Ukrainës në luftë. Kirby shtoi se Ukraina ka qenë e hapur dhe e sinqertë me Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën rreth situatës në vend.
Lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid.
Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes ku...
Të premten, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së ...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se...
Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i ...
Forcat ukrainase do të tërhiqen nga qyteti i rrethuar ...
Pas incidentit, ku u rrëzua nga biçikleta para mediave...
Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar ...
Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së en...
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...