Një tjetër ngërç për negociatat në horizont?/ Maqedonia e Veriut refuzon propozimin francez
Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i ...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Rusia mund të ndalojë plotësisht furnizimin e Evropës me gaz për të rritur ndikimin e saj politik pas agresionit në Ukrainë. Por nga ana tjetër, Evropa po përpiqet të shmangë një krizë energjetike këtë dimër.
Ditët e fundit Rusia ka kufizuar rreptësisht furnizimin e Evropës me gaz, duke fajësuar problemet teknike të shkaktuara nga sanksionet. Evropa e akuzon Kremlinin për lojë gjeopolitike.
Një ndërprerje e plotë do ta zhyste Evropën në një krizë energjitike, thotë për Zërin e Amerikës analisti Tom Marzec-Manser.
“Për momentin, furnizimet me gaz përmes tubacioneve nga Rusia janë sa një e katërta e një vit më parë. Ky vëllim i ulët po ngjall shqetësime. Çka do të thotë se rindërtimi i depove dhe shtimi i rezervave përpara dimrit është shumë më i vështirë.”
Evropa dëshiron që deri në nëntor të mbushë rezervat e saj të gazit në masën 80% të kapaciteteve. Aktualisht kjo rezervë është 55%. Rritja e çmimit të gazit që nga sulmi në Ukrainë ka sjellë përfitime për Rusinë.
“Brenda një periudhe të shkurtër kohore Gazprom ka përfituar shuma të mëdha parashë. Kjo do të thotë që kompania të ketë para rezervë për disa vite kur flasim për kufizimin e fluksit të karburantit”, thotë analisti Tom Marzec-Manser.Gjermania importon nga Rusia rreth një të tretën e gazit të saj.
Qeveria deklaroi të enjten se vendi ishte në fazën e dytë të planit emergjent për gazin, duke u bërë thirrje gjermanëve që të pakësojnë konsumimin e gazit.
“Tani e tutje Gjermania ka mungesë furnizimi me gaz”, tha shefi i ekonomisë gjermane Robert Habeck.
Konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, thotë analistja Claudia Kemfert.
“Pritej që herët a vonë të përballeshim me këtë situatë. Tani është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për të kursyer gazin.”
Këtu përfshihet edhe industria, duke shkaktuar drojën se një krizë energjie mund ta zhysë Evropën në recesion.
“Industria dhe sektori energjitik duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në kursimin e gazit. Shumë qeveri në Evropë kanë propozuar për lejimin e përdorimit të qymyrit”, thotë analisti Tom Marzec-Manser.
Kjo bie ndesh me premtimin e Evropës për heqjen dorë gradualisht nga qymyri dhe lëndët djegëse fosile.
“Kemi nevojë për zgjerim shumë më të shpejtë të sektorit të energjisë së rinovueshme”, thotë analistja Claudia Kemfert.
Udhëheqësit evropianë janë përpjekur të gjejnë burime të tjera përballë situatës së krijuar nga gazi rus. Importet nga Shtetet e Bashkuara të gazit natyror, të tjetërsuar në gjendje të lëngshme, janë rritur ndjeshëm. BE-ja nënshkroi këtë muaj një marrëveshje për të shtuar importet nga Izraeli dhe Egjipti.Por analistët thonë se Evropa do ta ketë të vështirë për ta zëvendësuar gazin rus përpara dimrit. Një sezon i ftohtë do ta rëndonte krizën./VOA
Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i ...
Forcat ukrainase do të tërhiqen nga qyteti i rrethuar ...
Pas incidentit, ku u rrëzua nga biçikleta para mediave...
Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar ...
Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së en...
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...