Forcat ukrainase tërhiqen nga Severodonjecku
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...

Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të vendeve të BRICS-it me një apel kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Kurse Presidenti rus, Putin, e akuzoi Perëndimin për egoizëm.
Kina dhe Rusia e përdorën samitin e këtij viti të BRICS-it për të kritikuar ashpër Perëndimin. Vendet e BRICS-it, ku bëjnë pjesë edhe Brazili, India dhe Afrika e Jugut, duhet të "marrin më shumë përgjegjësi" dhe të punojnë për "barazi dhe drejtësi" në botë dhe t'u kundërvihen "sanksioneve të njëanshme”, tha në fjalën e tij të hapjes në samitin virtual presidenti kinez Xi Jinping.
Grupi BRICS, i emërtuar sipas shkronjave të para emrave të pesë vendeve anëtare - takohet një herë në vit që nga viti 2009. Për shkak të masave të rrepta kundër koronës në Kinë, e cila është mikpritëse zyrtare e këtij viti, samiti po zhvillohet si video-konferencë.
Putini fajëson Perëndimin për krizën ekonomike
Presidenti rus, Vladimir Putin, fajësoi Perëndimin për krizën ekonomike globale. "Vetëm në bazë të një bashkëpunimi të ndershëm dhe reciprokisht të dobishëm mund të gjejmë një rrugëdalje nga kriza, në të cilën ka rënë ekonomia botërore për shkak të veprimeve egoiste dhe të pamenduara të disa vendeve, të cilat duke përdorur mekanizmat financiarë po i përcjellin gabimet e tyre në makroekonomi në të gjithë botën”, tha Putini.

Shefi i Kremlinit tha se në këtë kontekst grupit BRICS i takon një rol i veçantë dhe ai duhet të marrë drejtimin për krijimin e një "bote multipolare" në të cilën marrëdhëniet midis shteteve bazohen në të drejtën ndërkombëtare.
Kina ka njoftuar se po përpiqet për ta zgjeruar formatin BRICS duke përfshirë edhe shtete të tjera, prandaj pas mbledhjes së liderëve të BRICS-it do të organizohet edhe një takim tjetër online, në të cilin janë ftuar një sërë vendesh në zhvillim.
BRICS - Jo kritika ndaj Rusisë
Ndryshe nga vendet e grupit G7, të cilët do të takohen të dielën në Elmau të Bavarisë për samitin e këtij viti që organizohet nën kryesinë e Gjermanisë, shtetet anëtare të BRICS-it deri tani i kanë shmangur kritikat ndaj Rusisë dhe kanë dënuar vazhdimisht sanksionet e vendosura nga Perëndimi. India, për shembull, po mban një qëndrim neutral ndaj konfliktit, sepse vendi ka lidhje të gjata dhe të ngushta me Rusinë, dhe shumica e pajisjeve të saj ushtarake vijnë nga atje. Po ashtu India ka rritur ndjeshëm kohët e fundit sikurse dhe Kina importet e naftës nga Rusia. Brazili është shprehur gjithashtu kundër sanksioneve për shkak të ndikimit negativ për tregtinë dhe ekonominë.
Udhëheqësit e dy prej vendeve të BRICS-it marrin pjesë si të ftuar edhe në samitin e G7 në Elmau: Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa./DW
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ard...
Një shqiptarë ka dalë para gjykatës në Itali, me akuzë...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpre...
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po sh...
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc, u shpreh në Bundestag mi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...