Përse po rriten tensionet Rusi-Lituani?
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...

Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul” të tërheqë nga tregu amerikan cigaret e saj elektronike. Kjo është goditja më e madhe deri më sot për kompaninë që fajësohet gjerësisht se ka shkaktuar një rritje të përdorimit të cigareve elektronike nga adoleshentët. Njoftimi i bërë të enjten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) është pjesë e një rishikimi gjithëpërfshirës të rregullores për cigaret elektronike, të cilat u përballën me pak kufizime deri vonë.
Që nga vjeshta e vitit të kaluar, FDA-ja ka dhënë dritën jeshile për tregtimin e disa cigareve elektronike që përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të këtij lloji. Për të qenë pjesë e tregut, prodhuesit duhet të tregojnë se produktet e tyre ndihmojnë në uljen e dëmit të pirjes së duhanit për të rriturit, pa tërhequr fëmijët.
Vitin e kaluar, agjencia refuzoi aplikimet për më shumë se një milion cigare të tjera elektronike dhe produkte të ngjashme, kryesisht për shkak të mundësisë se do të tërhiqnin përdorues të moshave të reja.
Shoqata Amerikane e Mushkërive e quajti vendimin e së enjtes "të vonuar dhe shumë të mirëpritur" dhe përmendi “Juul” për nxitjen e pirjes të këtyre cigareve te të rinjtë.
Cigaret elektronike u shfaqën për herë të parë në SHBA më shumë se një dekadë më parë me premtimin për t'iu ofruar duhanpirësve një alternativë më pak të dëmshme. Pajisjet ngrohin një lëng me përmbajtje nikotine që tjetërsohet në avull kur thithet nga përdoruesit, duke anashkaluar shumë nga kimikatet toksike të prodhuara nga djegia e duhanit.
Por studimet kanë arritur rezultate kontradiktore nëse ato i ndihmojnë vërtet duhanpirësit të lënë duhanin. Dhe përpjekjet nga FDA-ja për të vendosur rregullore mbi produktet e këtij lloji dhe pretendimet e tyre u ngadalësuan në mënyrë të përsëritur nga lobimi i industrisë dhe interesat politike konkurruese.
Tregu i cigareve elektronike u rrit duke përfshirë qindra kompani që shesin një sërë pajisjesh dhe solucionesh nikotine me shije dhe pika të ndryshme.
Kompania “Juul” përballet me një mori hetimesh federale dhe shtetërore mbi praktikat e saj të hershme të marketingut, të cilat përfshinin shpërndarjen e produkteve falas në koncerte dhe festa të organizuara nga influencues të rinj./voa
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ard...
Një shqiptarë ka dalë para gjykatës në Itali, me akuzë...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpre...
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po sh...
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc, u shpreh në Bundestag mi...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbërriti në Ira...
Një aksident i rëndë ajror i ka ndodhur avionit të ko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...