
Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranueshëm për vendin, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi e njoftoi presidencën franceze për vijat e kuqe të Shkupit.
"Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanci të fuqishme duhet të ketë nga BE dhe Bullgaria, që kjo e fundit nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për të si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe për Maqedoninë e Veriut në tërësi.
"Bullgaria vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokojë procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Maqedoni e Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.
Nëse gjatë presidencës franceze ka mirëkuptim për kërkesat e Maqedonisë së Veriut, vendi është i gatshëm të vazhdojë procesin u shpreh kryeministri Kovaçevski.
Grubi: BE duhet të kalojë reformë të thellë pa asnjë vonesë
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e përkrah qëndrimin e Kryeministrit Kovaçevski në lidhje me dialogun bilateral me Bullgarinë dhe procesin eurointegrues.Sipas tij procesi integrues nuk duhet të bëhet peng i çështjeve bilaterale dhe të rrëmbehet nga mendësia e shekullit të XIX. Vendimmarja në Bashkimin Europian duhet të reformohet thellësisht pa asnjë vonesë.

"Ne nuk heqim dorë, sepse rrugë tjetër s'kemi, por as eksperiment në shekullin XXI nuk bëhemi”, thotë Grubi.
Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar e bllokon gjatë procesin evropian
Ministri i Punëve të Jashtme i MV, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit francez në Parlamentin bullgar. Sipas Osmanit në rezolutën franceze u vendosën ndryshime pikërisht pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez, marrë parasysh ndjeshmërinë.
"Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala "protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala "hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dyja fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë të vendosura si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë. Miratimi…i rezolutës në Parlamentin bullgar, do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate”, ka deklaruar Osmani.
Partitë në pushtet kërcënojnë me prishjen e koalicionit
Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike kërcënon se nëse Qeveria pranon propozimin francez, ai do të largohet nga shumica.
"Ne duhet të protestojmë që t'i tregojmë Evropës se këtu ka kundërshtime dhe qytetarët nuk pajtohen me këtë propozim”, tha Pavle Trajanov.

Me një veprim të tillë kanoset edhe Partia Liberal Demokrate e Goran Milevskit e cila ka marrë vendim që të largohet nga qeveria nëse pranohet propozimi francez.
"PLD-së e hodhi poshtë propozimin francez. Kërkojmë që ai t'i jepet për shqyrtim ministrave dhe deputetëve. Presim që të gjithë ta hedhin poshtë. Nëse pranohet propozimi francez në këtë version si është tani, PLD do ta largohet nga Qeveria”, tha Milevski.
Sela: Qeveria në kontestin me Bullgarinë ka pasur qasje të gabuar
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se nuk mund të flasë mbi propozimin francez për aq kohë sa nuk e ka parë në letër propozimin. Ai akuzoi Qeverinë se në raport me kontestin me Bullgarinë ka pasur qasje të gabuar.
"Qasja të cilën e ka pasur Qeveria në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë ka qenë tërësisht e gabuar. Nuk mund të marrësh legjitimitet dhe të fshihesh pas komisionit historik. As nuk mund të pretendosh që çështjet bilaterale t'i zgjedhin shkencëtarët. Shkenca merret me fakte, ndërsa kompromisin e sjell politika”, ka deklaruar kryetari i ASH-së Ziadin Sela./DW
Forcat ukrainase do të tërhiqen nga qyteti i rrethuar ...
Pas incidentit, ku u rrëzua nga biçikleta para mediave...
Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar ...
Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së en...
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ard...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...