Kina dhe Rusia kritikojnë ashpër Perëndimin
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...

Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40 pranë objektit të elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete, të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.
Lajmi u konfirmua për Radion "Evropa e Lirë" nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, i cili tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.
“Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse, ndërsa ka nisur puna për riparimin e transformatorit të dëmtuar”, deklaroi Hoti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka konfirmuar për Radion "Evropa e Lirë" se një njësi rajonale hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes 40 minuta pas mesnate.

“Ekipi hetimor është njoftuar menjëherë nga prokurori i shtetit për krime të rënda dhe në bazë të informacioneve të para nga dëshmitarët dhe punonjësit e elektro-distribucionit, të cilët e kanë raportuar rastin në polici, nuk ka të lënduar”, tha Radoviq.
Sipas njoftimit të policisë, disa vetura që ndodheshin në parkingun prapa objektit dhe murit rrethues i elektro-distribucionit janë dëmtuar, sikurse edhe kablloja e tensionit të lartë, i cili ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Prokurori i shtetit urdhëroi vazhdimin e hetimeve të premten në mëngjes, ndërsa është hapur rast për tri vepra penale që ndërlidhen me incidentin: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme, shkatërrimi apo dëmtimi i pronës dhe posedim i paautorizuar i armëve luftarake.
Ngjarja ndodhi dy ditë pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes për energjinë të nënshkruar në 2013-ën, në Bruksel, por e cila nuk ishte zbatuar.
Pas dakordimit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, që nuk kanë paguar rrymën elektrike nga viti 1999, do të obligohen t'i paguajnë faturat.
Sipas këtij udhërrëfyesi, parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës(ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
Elektrosever është një kompani me pronësi serbe, e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës./REL
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ard...
Një shqiptarë ka dalë para gjykatës në Itali, me akuzë...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpre...
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po sh...
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...