Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...

Tri djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të mërkurën, thanë zyrtarë të grupit dhe familja Haniyeh.
Ushtria izraelite konfirmoi kryerjen e sulmit dhe tha se tre djemtë ishin operativë të krahut të armatosur të Hamasit.
Ismail Haniyeh, i cili vepron në Katar, ka qenë një nga përfaqësuesit e ashpër të Hamasit me të cilin është përballur diplomacia ndërkombëtare pas fillimit të luftës mes militantëve palestinezë dhe Izraelit në Gazë, ku shtëpia e familjes së tij u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në nëntor.
Tre djemtë - Hazemi, Amiri dhe Muhamedi - u vranë pasi makina me të cilën po udhëtonin u bombardua në kampin Al-Shati të Gazës, tha Hamasi. Tre nga nipërit e zotit Haniyeh u vranë gjithashtu në sulm, thanë mediat e kontrolluara nga Hamasi.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk u përmendën viktima të tjera të sulmit ajror.
"Gjaku i djemve të mi nuk është më i shtrenjtë se gjaku i popullit tonë", tha për televizionin Al Jazeera, 61 vjeçari Ismail Haniyeh, i cili ka 13 djem dhe vajza, sipas burimeve të Hamasit.
Tri djemtë dhe tri nipërit po bënin vizita familjare gjatë ditës së parë të festës së Fitër Bajramit në Shati, kampi i tyre i refugjatëve në qytetin e Gazës, thanë të afërmit e tyre.
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim izraelit për arritjen e një armëpushimi në luftën më shumë se gjashtë mujore të Gazës, por theksoi se ai nuk plotësonte asnjë nga kërkesat palestineze.
"Kërkesat tona janë të qarta dhe konkrete dhe ne nuk do të bëjmë lëshime. Armiku është në iluzion nëse mendon se vënia në shënjestër e djemve të mi, në kulmin e negociatave dhe përpara se lëvizja jonë të japë përgjigjen e saj, do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij”, tha zoti Haniyeh.
Në muajin e shtatë të luftës, në të cilën ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkatërruar Gazën, Hamasi po kërkon që t'i jepet fund operacioneve ushtarake izraelite, tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe kthimin në shtëpitë e tyre të palestinezëve të zhvendosur.
Djali i madh i zotit Haniyeh konfirmoi në një postim në Facebook vrasjen e tre vëllezërit të tij. “Faleminderojë Zotin që na nderoi me martirizimin e vëllezërve të mi, Hazemit, Amirit dhe Muhammedit dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në postimin e Abdel-Salam Haniyehit.
I emëruar në postin e udhëheqësit kryesor të grupit militant në vitin 2017, Haniyeh ka lëvizur mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, duke shmangur kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Izraeli ndaj Gazës dhe duke i mundësuar atij që të veprojë si negociator në negociatat e fundit të armëpushimit dhe të komunikojë me aleatin kryesor të Hamasit, Iranin.
Izraeli e konsideron të gjithë udhëheqjen e Hamasit si terroriste, duke akuzuar zotin Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë se vazhdojnë “të dirigjojnë operacionet e organizatës terroriste të Hamasit".
Por nuk është e qartë se sa dinte Ismail Haniyeh për sulmin ndërkufitar të 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët me bazë në Gazë. Plani i sulmit, i hartuar nga këshilli ushtarak i Hamasit në Gazë, ishte tepër sekret dhe disa zyrtarë të Hamasit jashtë vendit dukeshin të tronditur nga koha dhe shkalla e tij./ VOA
Një skaf është përmbysur teksa po transportonte emigra...
Një video tronditëse vjen nga SHBA, mbi dhunën ndaj af...
Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaz...
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...
Presidenti amerikan Joe Biden po konsideron heqjen e a...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subj...
Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italia...
Kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik...
Dhjetra besimtarë në Gaza u mblodhën për të falur namazin ...
Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetës...
Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi his...
Udhëtarët ditorë që dëshirojnë të vizitojnë zonën hist...
Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian...
Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 v...
Studiuesit nga "King's College" në Londër kanë publiku...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se beso...
Trupat e tre vajzave të mitura u nxorën nga Shërbimi Z...
Prindërit e një adoleshenti nga Miçigani që vrau katër...
Në Gjermani vitin e kaluar ka pasur një rritje të kriminal...
Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popul...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...