Tragjedi në ujërat greke, tre vajza të mitura humbin jetën
Trupat e tre vajzave të mitura u nxorën nga Shërbimi Z...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se beson se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën “gabim” në mënyrën se si po e trajton Gazën.
“Unë mendoj se kjo që po bën ai, është gabim. Nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha Biden në një intervistë për Univision - një rrjet televiziv në gjuhën spanjolle.
Ai tha se Gaza duhet të ketë “qasje të plotë në të gjitha ushqimet dhe barnat” në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.
Javën e kaluar, Biden paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën e Izraelit do të varet nga ajo se sa do të lejojë ai hyrjen e ndihmave dhe të barnave.
Izraeli mohon se pengon hyrjen e ndihmave brenda Gazës, duke thënë se janë agjencitë e OKB-së ato që kanë dështuar në shpërndarjen e tyre.
Izraeli nisi një fushatë sulmesh në Gazë - enklavë e banuar me palestinezë - pasi Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, sulmoi territorin e tij tetorin e kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Autoritetet izraelite thonë se nga 130 pengjet që mbeten në Gazë, së paku 34 janë të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se mbi 33.000 banorë të Gazës janë vrarë prej se Izraeli ka nisur ofensivën.
Pjesë të mëdha të territorit janë shkatërruar dhe shumë prej banorëve vuajnë nga uria.
Biden tha se është “e neveritshme” se si automjetet e organizatave të ndihmës “janë goditur me dronë”.
“Ajo që unë kërkoj, është që izraelitët të bëjnë thirrje për armëpushim, të lejojnë brenda gjashtë deri në tetë javëve të ardhshme qasje të plotë në të gjitha ushqimet dhe barnat që shkojnë në atë vend”, tha Biden.
Më herët, Biden ka thënë se Hamasi duhet të pajtohet për një pauzë dhe për lirimin e pengjeve të mbetura.
Izraeli ka thënë së voni se do të hapë një vendkalim drejt Gazës veriore dhe një port me ujë të thellë, për të mundësuar qarkullimin e më shumë ndihmave në zonë. Por, nuk është ende e qartë se kur do të mund të ndodhin këto.
Biden është duke u përballur me presion të brendshëm për shkak të Izraelit. Gjatë javëve të fundit, ai e ka ashpërsuar retorikën e tij edhe kundrejt Netanyahut.
Por, furnizimet ushtarake, përfshirë bomba, raketa dhe municione, kanë vazhduar të dërgohen nga SHBA-ja në Izrael, pa ndërprerje.
Izraeli ka marrë ndihmë nga SHBA-ja më shumë se çdo vend tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shtetet e Bashkuara tradicionalisht e kanë mbrojtur Izraelin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kanë vënë veto ndaj tri projekt-rezolutave për luftën në Gazë.
Muajin e kaluar, SHBA-ja ka abstenuar kur Këshilli i Sigurimit ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Gazë./ Rel
Trupat e tre vajzave të mitura u nxorën nga Shërbimi Z...
Prindërit e një adoleshenti nga Miçigani që vrau katër...
Në Gjermani vitin e kaluar ka pasur një rritje të kriminal...
Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popul...
Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpall...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretar...
Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha se vendi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi të martën p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi...
Ditën e sotme, forcat e “Guardia Di Finanza” në Firenc...
Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj I...
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së ...
Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti...
Muajin e kaluar Rusia filloi një sulm masiv kundër sistemi...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë...
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlam...
Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha t...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "ka n...
Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethi...
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...