Tronditet Italia/ Shpërthen hidrocentrali, 4 persona humbin jetën, 5 të djegur rëndë dhe 3 të zhdukur
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së ...

Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit që prekin një sërë prodhimesh derisa Izraeli të shpallë një armëpushim në Gazë.
Kufizimet përfshijnë 54 artikuj si hekur, çelik, çimento, karburant për avionë dhe plehra kimike.
Kufizimet u vendosën një ditë pasi Izraeli bllokoi një kërkesë turke për të dërguar ndihma në Gazë. Shumë vende kanë hedhur ndihma nga ajri në përpjekje për të tejkaluar atë që organizatat humanitare thonë se është pamundësia për të dërguar ndihma përmes rrugëve tokësore.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u zotua të përgjigjet me masa paralele kundër Turqisë, duke shtuar se Izraeli megjithatë nuk do t'i përgjigjet “dhunës dhe zhvatjes”.
Ministri Katz shkroi në rrjetin social X se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po sakrifikon “interesin ekonomik të popullit turk për hir të mbështetjes së tij ndaj vrasësve të Hamasit në Gazë”.
Pas bisedimeve për armëpushim në Kajro me përfshirjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Hamasit dhe Katarit, grupi militant palestinez tha se po shqyrtonte propozimin e fundit për ndalimin e luftimeve të shoqëruar me lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë.
Propozimi sugjeron arritjen e një armëpushimi gjashtë-javor, lirimin e disa prej pengjeve që po mbahen në Gazë, lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, rritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se mori një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro.
“Ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit,” tha Kryeministri Netanyahu. “Kjo fitore kërkon hyrjen në qytetin Rafah dhe zhdukjen e batalioneve terroriste atje. Kjo do të ndodhë. Kemi caktuar datën për ndërhyrjen”, tha ai.
Uashingtoni e kritikoi menjëherë Kryeministrin izraelit. Një zëdhënëse e Pentagonit tha se Uashingtoni “ka qenë shumë i qartë se nuk i mbështet operacionet në Rafah”.
“Ne duam të shohim një plan të besueshëm për mënyrën se si ata do t’i kryejnë operacionet atje”, duke pasur parasysh shqetësimet “thelbësore” humanitare për më shumë se një milionë civilë palestinezë të strehuar atje, tha zëvendës sekretarja për shtypin e Pentagonit, Sabrina Singh. “Ne ende nuk e kemi parë planin e tyre zyrtar”.
Shtëpia e Bardhë i cilësoi negociatat si “serioze”.
“Hamasi ka marrë një propozim dhe ne presim përgjigjen e Hamasit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Tani do të jetë në dorën e Hamasit që të bëjë atë që duhet bërë”.
Zoti Kirby nuk pranoi të fliste për detajet e marrëveshjes së propozuar, duke shtuar se “kjo do të ishte një nga mënyrat më të sigurta për ta shkatërruar atë”.
Vazhdimi i negociatave për armëpushim dhe lirim të pengjeve u bë disa ditë pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi Kryeministrin Netanyahu për mundësinë e një ndryshimi në mbështetjen amerikane për ofensivën izraelite.
Presidenti Biden kërkoi që Izraeli të lejojë menjëherë më shumë ndihma humanitare në zonën e luftës për të ndihmuar palestinezët e uritur dhe për t’iu dhënë mbështetje negociatorëve izraelitë për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.
Kërkesat e zotit Biden erdhën pasi një sulm ajror izraelit vrau shtatë punonjës ndërkombëtarë të një organizate humanitare që përpiqeshin të dërgonin ushqim në Gazë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përcolli të njejtin mesazhin përmes një telefonate të hënën me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, njoftoi Pentagoni.
Sekretari Austin diskutoi nevojën për të “rritur në mënyrë dramatike ndihmat humanitare në Gazë” si dhe hetimin e sulmit të ushtrisë izraelite që vrau punonjësit e organizatës humanitare “World Central Kitchen”.
“Ministri Gallant dha detaje për tërheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nga disa pjesë të Gazës dhe të ardhmen e ofensivës së Izraelit kundër Hamasit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder. “Sekretari Austin shprehu përkushtimin e tij për të përkrahur lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe shprehu shpresën se negociatat do të arrijnë të ndalojnë përkohësisht luftimet”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të dielën se “më shumë se 300 kamionë [me ndihma humanitare] hynë në Gazë dhe ky është përparim. Ne padyshim duhet të shohim në vazhdimësi rritjen e këtij numri për të trajtuar realisht situatën e tmerrshme humanitare në Gazë”.
Zyrtarët izraelitë do të vizitojnë gjithashtu Shtëpinë e Bardhë në ditët në vijim për të dëgjuar shqetësimet amerikane mbi ofensivën e mundshme izraelite në Rafah.
“Ne nuk mbështesim një operacion të madh tokësor në Rafah”, tha zoti Kirby. “Ne gjithashtu nuk shohim asnjë shenjë se një operacion i tillë i madh tokësor është i pashmangshëm, ose se këto trupa [të zhvendosura nga qyteti Khan Younis] po ripozicionohen për atë lloj operacioni tokësor”.
Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje në Gazë, nga rreth 250 që kapi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izraelit, ku mbetën të vrarë 1200 njerëz.
Deri në mesin e muajit shkurt, 112 pengje ishin liruar, shumica gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa 36 të tjerë besohet se kanë vdekur ose janë vrarë në Gazë gjatë gjashtë muajve të luftimeve.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se si pasojë e sulmi të Izraelit janë vrarë më shumë se 33,000 njerëz, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. Këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura. Ushtria izraelite thotë se totali përfshin mijëra militantë që janë vrarë gjatë operacionit të tyre.
Disa informacione për këtë raport janë siguruar nga agjencitë e lajmeve Reuters, Associated Press dhe Agence France-Presse./ VOA
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së ...
Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti...
Muajin e kaluar Rusia filloi një sulm masiv kundër sistemi...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë...
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlam...
Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha t...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "ka n...
Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethi...
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pa...
Pas vendimit të Institutit Gjithëpërfshirës “Iqbal Masih” ...
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndër...
Kandidati republikan për president, Donald Trump tha s...
Katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga ...
Një tjetër incident është regjistruar në një avion “Boeing...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka sh...
Kombet e Bashkuara bënë thirrje sot për t'i dhënë fund...
Një ekspeditë e fundit shkencore në Antarktidë zbuloi ...
Ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte tërhequr for...
Policia maqedonase ndaloi të dielën gazetarin Furkan Saliu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...