Bashkimi Europian miraton reformën e madhe për emigrimin
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, disa analistë thonë se lufta mund të përshkallëzohet më tej.
Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë javë se Izraeli ka caktuar datën për ofensivën në qytetin Rafah në Gazën jugore.
Analistët izraelitë thonë se edhe pa këtë ofensivë, lufta gjashtë mujore me Hamasin është në udhëkryq.
“Mund të jetë përshkallëzim drejt një lufte rajonale, për shkak të Iranit, për shkak të Hezbollahut dhe do të zhvendoset nga Gaza drejt veriut, nga një luftë e kufizuar në Gazë drejt një lufte rajonale, ose mund të ulen tensionet në një proces që mund të ulë luftimet dhe të zgjidhë disa nga problemet. Përballemi vërtet me ditë kritike”, thotë Amos Yadlin, ish-drejtor i zbulimit ushtarak izraelit.
Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë organizata të mbështetura nga Irani dhe zoti Yadlin thotë se tensionet me Iranin janë rritur së tepërmi që kur sulmi izraelit vrau një gjeneral të lartë iranian në Damask muajin e kaluar.
“Izraeli përpiqej të mos godiste iranianë. Por që nga 7 dhe 8 tetori, kur Irani hodhi në sulm kundër Izraelit organizatat që mbështet në Liban, Siri, Jemen dhe Irak, atëherë Izraeli e ndryshoi politikën e tij dhe në këtë rast duket si një goditje e madhe ndaj Iranit”, thotë zoti Yadlin.
Janë shtuar edhe kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit për krizën humanitare në përkeqësim në Gazë. OKB-ja thotë se mbi një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë. Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut i tha kanalit televiziv BBC se ka të dhëna që Izraeli po e përdor urinë si mjet lufte.
“Ndëshkimi kolektiv që u shpall së bashku me rrethimin është një krim lufte dhe duhet trajtuar si i tillë”, tha Volker Turk, Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Izraeli thotë se problemi është me shpërndarjen e ndihmave dhe se nuk mban përgjegjësi për këtë.
“Po futen mjaftueshëm ndihma. Problemi qëndron tek shpërndarja. Është një problem shumë themelor që e shohim. Dhe mendoj se këtu duhet të pyesim se ku janë organizatat e OKB-së, ku janë organizatat e shoqërisë civile, ku janë njerëzit që duhen për t’i shpërndarë këto ndihma”, thotë Michal Hatuel Radoshitzky, analiste e sigurisë me kompaninë MIND Israel.
Egjipti ka organizuar bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për vendosjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, ndërsa ekzistojnë pikëpamje të kundërta për shanset që këto bisedime të dalin me sukses./ voa
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...
Presidenti amerikan Joe Biden po konsideron heqjen e a...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subj...
Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italia...
Kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik...
Dhjetra besimtarë në Gaza u mblodhën për të falur namazin ...
Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetës...
Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi his...
Udhëtarët ditorë që dëshirojnë të vizitojnë zonën hist...
Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian...
Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 v...
Studiuesit nga "King's College" në Londër kanë publiku...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se beso...
Trupat e tre vajzave të mitura u nxorën nga Shërbimi Z...
Prindërit e një adoleshenti nga Miçigani që vrau katër...
Në Gjermani vitin e kaluar ka pasur një rritje të kriminal...
Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popul...
Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpall...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretar...
Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha se vendi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...