Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar listës së gjatë të kandidatëve në Partin Republikane që duan mbështetjen e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Sondazhet e deritanishme e vënë atë të katërtin në listën e kandidatëve të preferuar të republikanëve. Ekspertët analizojnë arsyet se çfarë mund të ndryshonte në kampin republikan me futjen e kandidatëve të rinj.
Ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili i shërbeu Donald Trumpit me besnikëri, por më vonë u kthye kundër tij pas sulmit të vitit 2021 në Kapitol, po sfidon zyrtarisht ish-shefin e tij, në garën për president.
Zoti Pence i është shtuar një liste të gjatë të kandidatëve republikanë. Sondazhet e rendisin atë të katërtërtin ,e 3.8 për qind mbështetje në mesin e republikanëve. Garën në mesin e republikanëve e kryeson ish presidenti Trump me një mbështetje dyshifrore që luhatet mes 40 në 50 për qind, me pas vjen guvernatori i Floridas, Ron DeSantis dhe ish guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Analistët rendisin disa nga arsyet se pse zoti Pence po futet në garë në një kohë kur nuk gëzon një mbështetje të madhe në mesin e republikanëve.
Aaron Dusso, nga Universiteti i Indianës në Indianapolis thotë se e ka përgjigjën.
“Unë nuk mendoj se Mike Pence do të ketë shumë ndikim të drejtpërdrejtë te Donald Trumpi ose Ron DeSantisi sepse ata do të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin si dy garuesit kryesor. Zoti Pence, me të gjithë kandidatët e tjerë do të presin që diçka të ndodhë, në mënyrë që ata të kenë shansin për tu fuqizuar. Por, duke iu bashkuar garës tani, zoti Pence do të jetë në pozitë të mirë nëse ish presidenti del jashtë garës”, thotë profesori Dusso.
Zoti Trump po përballet me probleme ligjore, përfshirë aktakuzën e ngritur në qytetin e Nju Jorkut në lidhje me pagesat gjatë fushatës së vitit 2016, me qëllim blerjen e heshtjes së dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore me të. Ai gjithashtu po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë për ndikimin e dyshuar në procesin zgjedhor presidencial të vitit 2020, apo dhe mënyrën se si trajtoi dokumentet sekrete ëas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Një tjetër republikan që sapo i është futur garës brenda partisë është edhe ish Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, një tjetër ish bashkëpunëtor i zotit Trump, shndërruar në një kritik të tij.
“Ai i ka hedhur poshtë pohimet se do të jetë një lloj kandidati kamikaz. Ai ka thënë, unë nuk jam ‘një vrasës me pagesë’. Ai nuk dëshiron që roli i tij të jetë i një personi që i është bashkuar garës për t'u përpjekur të dëmtojë ish presidentin Trump dhe pastaj t'i lejojë njerëzit e tjerë të ngrihen dhe të zënë vendin e dytë”, thotë gazetari i agjencisë së lajmeve, Associated Press.
Fushata e tij do të vërë në provë reagimin e votuesve republikanë ndaj dikujt që ka shprehur mbështetje për shumë nga politikat e ish presidentit Trump, por që njëkohësisht e ka kritikuar atë.
Zoti Christie ka hedhur poshtë pretendimet e ish presidentit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 janë vjedhur dhe i ka kërkuar partisë që të tejkalojë dyshimet mbi këtë çështje./ VOA
NJU JORK – Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan ba...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar kundrejt ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Sekretarja britanike Suella Braverman ka paralajmëruar për...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Ndalimet zbatohen për importin e drithërave të Ukrainës pë...
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka raportuar të martën...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...