
Tri kërkesat e Escobar dhe Lajçak për Kurtin
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shkatërrimi i së majtës në Evropën Perëndimore po vazhdon me ritme të shpejta. E megjithatë përballë kësaj katastrofe, gjëja e vetme që dinë të bëjnë është të flasin rreth rrezikut të fashizmit dhe fashistëve.
Nëntë muaj pasi Xhorxhia u zgjodh kryeministre - kujtoni paralajmërimet histerike sikur ajo do të ishte Musolini i veshur me taka - tmerri i vetëm që ka përjetuar e majta italiane është zhdukja elektorale.
Në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar, partia konservatore e Melonit, Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë), fitoi në shumë qytete që dikur ishin bastione të së majtës. Në të njëjtën kohë votuesit spanjollë treguan se çfarë mendonin për partinë e Punëtorëve Socialiste në pushtet në zgjedhjet e tyre lokale dhe fetare.
Fituesit e mëdhenj në zgjedhjet lokale Partia Popullore dhe Vox, e detyruan kryeministrin aktual Pedro Sançez të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas së përditshmes spanjolle “El Pais”, partia e tij ka nevojë për “një mrekulli për të ndalur valën e së djathtës që tashmë ka përfshirë disa vende evropiane”.
Dikur Vox është krahasuar me partinë naziste, edhe pse këto kohë e majta sheh kudo Hitlerin dhe Musolinin. Kur Meloni u zgjodh kryeministre e Italisë në shtatorin e vitit të kaluar, ky lajm nuk u prit mirë nga homologia e saj franceze. Dikush mund të priste që Elisabet Borne - një socialiste përpara se të kalonte me partinë centriste të Emanuel Makron- të ishte e para që do ta merrte në telefon për ta uruar kryeministren e parë grua në vendin fqinj. Por në vend të kësaj Borne, bëri një deklaratë pompoze, duke deklaruar ndër të tjera se Meloni do të bënte mirë “t’i përmbahet vlerave evropiane, përndryshe do të ketë probleme”. Borne vazhdoi me të njëjtën qasje edhe të dielën e kaluar kur gjatë një interviste e cilësoi partinë Tubimi Kombëtar të Marin Lë Pen si “trashëgimtaren e kolaboracionistit Peten” dhe duke paralajmëruar mbi rreziqet e çdo lloj “normalizimi” të kësaj partie.
Referenca e Borne për qeverinë e Vishisë të marshallit Filip Peten gjatë kohës së luftës, e ka zemëruar partinë e Lë Pen. Madje, ajo ka acaruar edhe vetë Emanuel Makron. Gjatë mbledhjes së qeverisë të martën, presidenti e qortoi kryeministren e tij duke thënë se “nuk do të jeni në gjendje të bindni miliona francezë që votuan për të djathtën ekstreme se ata janë fashistë”.
“Taktika të tilla mund të kenë funksionuar në vitet 1990, por lufta kundër ekstremit të djathtë nuk përfshin më argumentet morale”- shtoi presidenti. Dhe Makron ka të drejtë. Sikur Borne, vajza e një të mbijetuari të Holokaustit, t’i bënte komentet e saj 3 dekada më parë, ajo do të kishte qenë në një terren më të fortë.
Kur babai i Lë Pen, Zhan-Mari, themeloi Frontin Kombëtar në vitin 1972, kjo parti përmbante disa figura shumë antipatike, përfshirë zëvendës/kryetarin e tij, që shërbeu tek Milicia, krahu paraushtarak i qeverisë së Vishi, dhe arkëtarin, që luftoi në radhët e divizionin francez Karli i madh në Waffen SS.
Por edhe Partia Socialiste e viteve 1970, përmbante disa personazhe të dyshimtë, si lideri i saj Fransua Miteran. Ai punoi për regjimin e Vishisë në vitet e para të luftës, dhe gjatë 14 viteve të tij si president, ai refuzoi me vendosmëri të kërkonte falje për bashkëpunimin e Francës në dërgimin e 74.100 hebrenjve në kampet e përqendrimit.
Shefi i policisë së Vishi që organizoi dëbimet, Rene Busket, ishte një mik personal i Miterran pas luftës. Periudha e Vishisë ishte komplekse për Republikën Franceze. Siç shkruante Xhulian Xhekson në librin “Franca:Vitet e errëta 1940-1944”: “Bota kolaboracioniste nuk ishte homogjene. Ajo përmbante pacifistë dhe fashistë, socialistë dhe katolikë… Politika kolaboracioniste ishte një fole nepërkash”.
Për më tepër, ajo periudhë i përket së kaluarës, dhe është braktisur nga politikanët e shekullit XXI-të. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në Itali. Ajo që ka rëndësi është e tashmja, dhe popullariteti i Melonit e dëshmon këtë.
Po kështu edhe Le Pen, partia e së cilës pranohet gjerësisht se ka dalë nga përplasjet mbi reformën e pensioneve në formën e saj më të mirë. Sondazhet e fundit tregojnë se ajo po gëzon nivele të paprecedenta mbështetje në mesin e elektoratit francez.
Ndërkohë, Tubimi Kombëtar po përfiton gjithashtu edhe nga paligjshmëria e shfrenuar që ka përfshirë Francën, si dhe mungesa e ndonjë strategjie koherente të qeverisë aktuale për të trajtuar krizën në rritje të emigracionit. Këto çështje shpjegojnë sukseset e fundit të partive të djathta në pjesën më të madhe të Evropës kontinentale.
Megjithatë, popullariteti i tyre ka të bëjë në fakt po aq me refuzimin e progresivizmit radikal nga ana e votuesve, dogmës agresive dhe përçarëse që e ka dehur kaq shumë të majtën këtë shekull. Politikanë si Elisabet Borne, nuk duhet të harxhojë më energji duke e demonizuar opozitën, por duhet ta përqendrojnë energjinë e tyre tek mënyra se si mund ta normalizojnë të majtën.
Shumë njerëz nga e majta evropiane i kanë kthyer shpinën bazave të tyre tradicionale. Ata janë afruar me studentë të klasës së mesme dhe elitat urbane, duke iu nënshtruar obsesioneve të tyre ezoterike të drejtësisë sociale, ndërsa tallen me respektin e klasës punëtore për besimin fetar, flamurin dhe familjen.
Po ashtu, ata nuk duken të shqetësuar veçanërisht për krizat në shëndetësi, arsim dhe strehim social. Kjo është arsyeja pse Meloni është kryeministre e Italisë dhe Tubimi Kombëtar i Marin Lë Pen ka 88 deputetë në Asamblenë Kombëtare të Francës. Jo sepse janë fashistë, por sepse kanë zëvendësuar të majtën./ Pershtatur nga CNA
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Ndalimet zbatohen për importin e drithërave të Ukrainës pë...
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka raportuar të martën...
Suedia e ka regjistruar seksin si sport, duke u bërë vendi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se ven...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën ...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thë...
Komanda Provinciale e Catanzaro e Guardia di Finanza po zh...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka njoftuar në l...
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka penguar një ofensiv...
Një batalion komando turk ka mbërritur në Kosovën veriore ...
Shumë refugjatë ukrainas ndjehen të izoluar dhe shihen me ...
Autoritetet kineze forcuar masat e sigurisë rreth sheshit ...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...