Sulm me thikë në Marsejë/ Të paktën 5 të plagosur, autori qëllohet nga policia
Një burrë kreu një sulm me thikë në qytetin jugor francez ...

Shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se shteti i tij është i hapur për bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara, por përjashtoi çdo kufizim ndaj programit raketor të Teheranit.
“Rruga për negociata me SHBA-në nuk është mbyllur. Por, amerikanët janë ata që vetëm flasin për bisedime, por nuk ulen në tryezë dhe padrejtësisht fajësojnë Iranin për këtë”, tha Larijani, i cili është sekretar i Këshillit të lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
“Duke ngritur çështje të parealizueshme si kufizimet mbi raketat, ata vendosin një rrugë që e bën të pavlefshme çdo bisedim”, tha Larijani në një postim në X.
Këto deklarata vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara mirëpritën një vendim nga fuqitë evropiane për të rivendosur sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, por thanë se mbeten “të gatshëm për angazhim të drejtpërdrejtë me Iranin”.
Bisedimet bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat kishin filluar në prill, u ndërprenë në mes të qershorit kur Izraeli sulmoi objektet bërthamore iraniane. Më pas, edhe SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Javën e kaluar, Britania, Franca dhe Gjermania – që njihen si grupi E3 – aktivizuan vendosjen automatike të sanksioneve të OKB-së – mekanizëm i paraparë në marrëveshjen bërthamore që Irani arriti me fuqitë botërore më 2015. Ky mekanizëm mund të aktivizohet në rast të mosrespektimit të dispozitave të marrëveshjes.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni synon një “zgjidhje të qëndrueshme për çështjen bërthamore iraniane” dhe se mekanizmi i aktivizuar nuk bie ndesh me gatishmërinë e SHBA-së për “diplomaci të sinqertë, përkundrazi e forcon atë”.
Pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së, Irani pezulloi bashkëpunimin me agjencinë bërthamore të OKB-së dhe kërkoi garanci kundër veprimeve ushtarake para se të rifillonte çdo negociatë.
Qeveritë perëndimore vazhdimisht kanë shqetësim për programin raketor të Iranit, duke e cilësuar atë si kërcënim për sigurinë rajonale.
Në korrik, Franca bëri thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me Teheranin, që të mbulonte jo vetëm programin e tij bërthamor, por edhe atë raketor dhe ambiciet rajonale.
Irani ka këmbëngulur se aftësitë e tij ushtarake nuk do të negociohen.
Qeveritë perëndimore kanë thënë se dyshojnë se Irani po synon të krijojë armë bërthamore, por Teherani vazhdimisht ka mohuar këto pretendime./REL
Një burrë kreu një sulm me thikë në qytetin jugor francez ...
Qyteti malor i Chongqing në Kinë është bërë një qendër e r...
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për kor...
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë tronditi Afganistanin ju...
Gjykata Speciale pritet që deri në fund të vitit të mbyllë...
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Pu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e k...
Shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje të mëdha në disa pje...
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogar...
Dhjetëra mijëra protestues marshuan sërish në Serbi. Demo...
Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë ...
Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilët jan...
Sot në Banjallukë u zhvillua seanca e jashtëzakonshme e Ku...
Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasad...
Qeveria britanike po pezullon përkohësisht aplikimet e rej...
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë Forumit të Ble...
Në Gjermani, çmimet e energjisë elektrike janë të njëjta k...
Pushimet verore kanë mbaruar, shkolla rifilloi në shumë la...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues, kritikoi k...
Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...