Vrasja e 17-vjeçarit nga polici në Francë/ Macron: Është e pashpjegueshme, e pafalshme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në l...

Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i cili akuzohet se ka ndihmuar Rusinë në kryerjen e një sulmi me raketë, që goditi të martën një piceri mjaft të frekuentuar në qytetin e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës. Si pasojë të paktën 10 persona u vranë, mes tyre tre fëmijë të moshës 14 dhe 17 vjeç, ndërsa 61 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim për të mbijetuar apo viktima që nuk i mbijetuan sulmit.
Kramatorsku është një qytet në vijën e parë të frontit, ku ndodhet qendra rajonale e ushtrisë ukrainase. Piceria frekuentohej nga banorë të zonës, gazetarë, punonjës të ndihmës së shpejtë, e ushtarë.
Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, personi i arrestuar, i seksit mashkull, punonjës i një kompanie lokale për transportin e gazit, dyshohet se kishte orientuar trupat ruse të godisnin restorantin.
Ai u kishte ofruar atyre pamje filmike dhe i kishte informuar mbi popullaritetin e restorantit, sipas një njoftimi për shtyp të Shërbimit të Sigurisë, të publikuar në rrjetin social ‘Telegram’. Por autoritetet ukrainase nuk dhanë asnjë provë mbi pretendimet e tyre.
Sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës janë një taktikë që Rusia e ka përdorur shpesh gjatë 16 muajve të luftës.
Guvernatori i Doneskut Pavlo Kyrylenko tha se gjatë sulmit të së martës ndaj Krematorskut u dëmtuan gjithashtu 18 ndërtesa shumëkatëshe, 65 shtëpi, pesë shkolla, dy kopshte, një qendër tregtare, një ndërtesë administrative dhe një qendër argëtimi.
Sulmi ndaj këtij qyteti dhe ndaj të tjerave anembanë Ukrainës, janë tregues se Kremlini nuk po i lehtëson sulmet ajrore pavarësisht përballjes me një rebelim të armatosur jetëshkurtër, fundjavën e kaluar. Po kështu nuk ka pasur asnjë shtysë të dukshme ushtarake nga ana e Ukrainës, për të shfrytëzuar situatën. Megjithatë Kievi nuk ka dhënë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit në fushën e betejës.
Fillimisht u mendua se sulmi ndaj Kramatorskut ishte kryer me një raketë tokë-ajër S-300, raketa që forcat ruse i kanë përdorur për sulme ndaj qyteteve, por autoritetet policore shtetërore njoftuan më vonë se ishte përdorur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi ‘Iskander’.
Rusia ka këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme se nuk ka goditur objektiva civile, megjithëse gjatë sulmeve të saj ajrore janë vrarë shumë të tillë.
Qytetit i Kramatorskut ndodhet në rajonin e Donetskut, një nga katër provincat e Ukrainës që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme shtatorin e kaluar, e që megjithatë nuk e kontrollon plotësisht./ VOA
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në l...
Një ngjarje e pazakontë që reflekton anën e mirë njerë...
Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rik...
Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holo...
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó...
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në...
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re...
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të...
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e ...
Më shumë se 19,917 njerëz humbën jetën në aksidente rrugor...
Një sulm tjetër nga rusët ka shkaktuar shumë viktima. Nga ...
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan të m...
Protestat dhe trazirat shpërthyen në kryeqytetin francez g...
Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada...
Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ‘Wagne...
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do ...
Shtëpia e Bardhë thotë se është “shumë herët” për të kuptu...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialo...
Autoritetet ruse njoftuan të martën se kanë mbyllur hetimi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...