Katastrofë mjedisore në Gjinikas/ Ngordhje masive peshqish, banorët ngrejnë alarmin
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...

Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada kur grupi mercenar Wagner u rebelua dhe udhëheqësi i saj kërcënoi të sulmonte Moskën dhe të largonte nga pushteti Presidentin Vladimir Putin. Episodi zgjati më pak se 24 orë, por la pikëpyetje të mëdha për drejtimin e operacioneve të Rusisë në Ukrainë dhe për të ardhmen politike të Putinit.
Trupat mercenare të Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-mbi-Donit të shtunën për rreth 12 orë, duke hasur pak rezistencë ndërsa pushtuan selinë ushtarake lokale.
Tani, pas një marrëveshjeje me Kremlinin, ata do të kthehen në bazat e tyre në territorin që Rusia pushtoi në Ukrainë me premtimin se ndaj tyre nuk do të ketë hakmarrje.
Udhëheqësi i grupit, Yevgueni Prigozhin, u largua për në Bjellorusi nën kujdesin e Presidentit Alexander Lukashenko, një aleat i Putinit.
Kryengritja e Wagner-it kërcënoi kryeqytetin rus dhe solli reagime të ashpra nga Putini kundër autorëve të saj në një fjalim drejtuar kombit.
“Po përballemi me tradhti të brendshme. Ambiciet e jashtëzakonshme dhe interesat personale çuan në tradhti. Tradhti ndaj vendit dhe popullit të tyre. Luftëtarët e Wagner-it po vdisnin përkrah ushtarëve tanë”.
Zyrtarët rusë kanë vërshuar në media për të propaganduar se Putini doli më i fortë nga kjo krizë e shkurtër. Por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë të kundërtën, se dobësitë e udhëheqësit rus janë ekspozuar në mënyrë të pariparueshme.“Kjo rrëzoiimitin që Putini e kishte kultivuar aq shumë, për të qenë plotësisht në kontroll dhe për të pasur një kontroll të fortë të pushtetit në të gjithë vendin. Është e qartë se nuk është më kështu. Incidenti i Prigozhinit krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për pushtetin në Rusi. Sapo të tjerët të shohin se kjo mund të bëhet dhe mund t’i mbijetosh, do të ketë sfida të tjera”, thotë Keir Giles me organizatën Chatham House.
Tani autoritetet ruse po punojnë për të mbuluar gjurmët e grupit Wagner, i cili deri javën e kaluar vlerësohej nga propaganda e Kremlinit.
Prigozhini ka sfiduar Moskën, duke folur për situatën e pasigurt të ushtrisë ruse në Ukrainë -- një nga arsyet që ai thotë se e bënë të fillonte rebelimin.
“Ne humbasim deri në 1000 persona në ditë. Këtu përfshihen të vrarët, të zhdukurit dhe të plagosurit dhe ata që refuzojnë – që nuk duan të luftojnë: jo sepse janë frikacakë, por sepse nuk kanë zgjidhje, nuk kanë furnizime me armë, nuk kanë strukturë komanduese”.
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly vuri në dukje se Prigozhini kishte vënë në dyshim justifikimin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.
“Gënjeshtrat e qeverisë ruse janë ekspozuar nga një prej krerëve të vetë Presidentit Putin”.
Vëzhguesit besojnë se çfarëdo marrëveshje që Putini ka bërë me Prigozhinin, udhëheqësin mercenar e pret një e ardhme e errët.
"Çfarëdo që të ndodhë, për pjesën tjetër të jetës së tij ai duhet të jetë tepër i kujdesshëm, sepse tani është "një njeri i shënjestruar". Ai ka sfiduar pushtetin në Rusi dhe deri më tani ka mbijetuar. Pyetja është për sa kohë?”, thotë Keir Giles.
Qetësia është rikthyer, të paktën për momentin, në rrugët e Rusisë, por pas krizës akute fundjavën e kaluar, analistët thonë se ngjarjet e ditëve të fundit mund të jenë një pararendës i diçkaje më të madhe./ VOA
Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ‘Wagne...
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do ...
Shtëpia e Bardhë thotë se është “shumë herët” për të kuptu...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialo...
Autoritetet ruse njoftuan të martën se kanë mbyllur hetimi...
Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i sigurt ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se personeli ushtarak ...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmi...
Kryeministrin Edi Rama ka zhvilluar një takim me President...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hë...
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së kishte ujdi, s...
Mbi 1.000 civilë afganë kanë vdekur si pasojë e bombardime...
Qeveria izraelite i ka avancuar planet për të ndërtuar rre...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po përpiqen të zbuti...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar...
Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkimi Evropian ka vendosur sot të shtojë 3.5 miliardë e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...