Regjistrim në audio/ Ish presidenti Trump flet për një dokument "tepër sekret" me një intervistues
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...

Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ‘Wagner’ , ka mbërritur në Bjellorusi pasi organizoi një rebelim jetëshkurtër fundjavën e kaluar kundër udhëheqjes së presidentit rus Vladimir Putin mbi luftën në Ukrainë, tha të martën Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
Nuk është e qartë se në cilin rajon të Bjellorusisë ndodhet zoti Prigozhin, sa luftëtarë po e shoqërojnë atë dhe sa kohë do të qëndrojë atje. Lukashenko, një aleat i Putinit, të shtunën e kaluar negocioi largimin e Prigozhinit për në Bjellorusi pasi shefi i grupit ‘Wagner’ udhëhoqi mijëra luftëtarë të tij nga Ukraina drejt Moskës përpara se të ndërpriste marshimin rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar siguri Prigozhinit në Bjellorusi dhe sipas mediave shtetërore bjelloruse, Presidenti autoritar Lukashenko i ka kërkuar Putinit të mos e vrasë Prigozhinin.
"I thashë Putinit: ne mund ta humbim Prigozhinin, nuk ka problem. Nëse jo në përpjekjen e parë, atëherë në të dytën. Unë i thashë: mos e bëj këtë", tha Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas mediave shtetërore në Minsk.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj 68-vjeçarit Lukashenko për goditjen e figurave të opozitës dhe lejimin e Rusisë për të sulmuar Ukrainën vitin e kaluar nga territori bjellorus. Së fundmi, ai i dha leje Rusisë që të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi për përdorim të mundshëm në konfliktin në Ukrainë.
Ndërsa premtoi se Prigozhin do të jetë i sigurt në Bjellorusi, zoti Putin ka shprehur pikëpamje të përziera për grupin ‘Wagner’ që nga rebelimi kundër autoritetit të tij dhe udhëheqjes së ministrisë ruse të mbrojtjes. Putini i ka karakterizuar udhëheqësit e grupit ‘Wagner’ si tradhtarë, por tha se mercenarët "me të vërtetë treguan guxim dhe heroizëm" në luftën kundër forcave të Kievit.
Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi më herët të martën se po mbyllte hetimet nën akuzat për rebelim të armatosur, ndaj Yevgeny Prigozhinit, si dhe anëtarëve të grupit të tij ‘Wagner’.
Në një deklaratë që u publikua nga agjencitë ruse të lajmeve, agjencia tha se personat e përfshirë në rebelim, i kishin ndërprerë aktivitetet kriminale.
Rrëzimi i çështjes penale kundër grupit të mercenarëve rusë ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur të shtunën vonë në mbrëmje, e cila i dha fund rebelimit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko.
Po të martën Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se grupi ‘Wagner’ po përgatitej t’i dorëzonte ushtrisë ruse, pajisjet e rënda ushtarake.
Sipas portaleve që shërbejnë për gjurmimit e fluturimeve, një avion me të cilin dyshohet se ka udhëtuar zoti Prigozhin, ishte ulur të martën në Bjellorusi.
Zoti Prigozhin ka thënë se do të shkonte në Bjellorusi, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga zoti Lukashenko.
Ndërkohë sot gjatë një fjalimi përpara anëtarëve të ushtrisë, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, shmangu përmendjen e rebelimit jetëshkurtër që goditi Rusinë në fundjavë.
Zoti Lukashenko foli për kërcënimin që paraqet zgjerimi i NATO-s dhe ajo që ai e quajti një "grumbullim i i pashembullt i trupave të aleancës" pranë kufijve të Bjellorusisë.
“Ne po shohim qartë një valë të re të zgjerimit të NATO-s dhe një grumbullim të paprecedentë të potencialit të anëtarëve të aleancës në rajon, sikurse në afërsi të kufijve tanë”, tha ai.
Zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Presidentin Putin, ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt për 29 vjet, duke mbytur pamëshirshëm disidencën dhe duke u mbështetur tek subvencionet dhe mbështetja politike ruse./ VOA
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do ...
Shtëpia e Bardhë thotë se është “shumë herët” për të kuptu...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialo...
Autoritetet ruse njoftuan të martën se kanë mbyllur hetimi...
Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i sigurt ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se personeli ushtarak ...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmi...
Kryeministrin Edi Rama ka zhvilluar një takim me President...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hë...
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së kishte ujdi, s...
Mbi 1.000 civilë afganë kanë vdekur si pasojë e bombardime...
Qeveria izraelite i ka avancuar planet për të ndërtuar rre...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po përpiqen të zbuti...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar...
Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkimi Evropian ka vendosur sot të shtojë 3.5 miliardë e...
NATO do të mbajë bisedime me Suedinë për anëtarësimin në a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...