“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar të fitojë këtë herë ndaj Presidentit Joe Biden, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2020. Por së pari zoti Trump do të duhet të mposhtë një numër në rritje të republikanëve që po konkurrojnë gjithashtu për të siguruar emërimin e partisë si kandidat të saj për president. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Steve Herman, thotë se numri i madh i konkurrentëve është në avantazhin e zotit Trump, pasi shumica e tyre hezitojnë ta kritikojnë ish-presidentin.
Sondazhet e votuesve të mundshëm republikanë tregojnë se Donald Trump ka një epërsi të madhe ndaj sfiduesve të tjerë të deklaruar në zgjedhjet paraprake, përfshirë dy më të shquarit: Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin Mike Pence.
Zoti Trump mbetet sfidues pavarësisht se u bë i pari ish-president që përballet me akuza penale federale.
Strategu politik dhe veteran i pesë fushatave presidenciale republikane, Stuart Stevens nuk është i befasuar nga epërsia e fortë e ish-presidentit.
“Kjo është partia e Trump-it. Dhe nuk shoh asnjë arsye për të besuar se çështjet ligjore që ai ka, do ta ndryshojnë këtë. Në shumë mënyra, thjesht e forcojnë zotin Trump. Ai ka arritur ta portretizojë veten me sukses si viktimë”.
Konkurrenti më i fundit në fushën republikane është ish-ligjvënësi Will Hurd nga Teksasi.
“...Nëse zgjedhim një politikan të dështuar, egoist si Donald Trump, i cili humbi Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, të gjithë e dimë se Joe Biden do të fitojë përsëri”.
Pak nga republikanët e tjerë që kandidojnë janë po kaq kritikë të hapur ndaj zotit Trump. Përjashtim bën ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie.
"Donald Trumpi na bëri më të dobët, duke na ndarë edhe më shumë".
Me përjashtim të zotit Pence, shumë në garë ka të ngjarë të marrin pjesë si kandidatë të mundshëm për postin e nënpresidentit, ose po e përdorin këtë sezon primaresh si një bazë për vitin 2028.
Ashtu si kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ata shënjestrojnë presidentin Biden dhe demokratët - jo Donald Trumpin.
"Nën këtë administratë, Amerika ka filluar përsëri të dyshojë në veten e saj".
Cilido qoftë motivimi i tyre, ka një arsye të llogaritur në qasjen e kujdesshme të shumicës së kandidatëve ndaj ish-presidentit Trump.
“Nëse pozicionohesh kundër Joe Biden-it, kjo është një gjë e mirë në zgjedhjet paraprake republikane. Por historia ka treguar se kur sulmon Donald Trump-in, ai të kundërsulmon shumë fort. Ndoshta Chris Christie është një përjashtim - por nuk mendoj se pjesa tjetër e tyre po kërkojnë të luftojnë me Donald Trump-in".
Për votuesit, mundësia e tyre e parë për të vlerësuar shumë prej atyre që konkurrojnë për president do të vijë kur kandidatët të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, më 23 gusht - dita kur Partia Republikane ka planifikuar debatin e saj të parë të sezonit të primareve./ VOA
Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holo...
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó...
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në...
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re...
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të...
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e ...
Më shumë se 19,917 njerëz humbën jetën në aksidente rrugor...
Një sulm tjetër nga rusët ka shkaktuar shumë viktima. Nga ...
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan të m...
Protestat dhe trazirat shpërthyen në kryeqytetin francez g...
Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada...
Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ‘Wagne...
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do ...
Shtëpia e Bardhë thotë se është “shumë herët” për të kuptu...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialo...
Autoritetet ruse njoftuan të martën se kanë mbyllur hetimi...
Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i sigurt ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se personeli ushtarak ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...