Policia holandeze ndalon protestën propalestineze, pas dhunës në futboll
Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalest...

Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qeverisë ishte si kronikë e një dështimi të paralajmëruar, e megjithatë lajmi i prishjes së koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët, që në sondazhe nuk qanë kushedi për këtë qeveri, përkundrazi miratuan zgjedhje të parakohshme. Po kur? Kjo është pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme?
Pas prishjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) fillimisht caktoi datën 15 janar si datë për votëbesimin, por pas presionit nga Unioni dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, ende partnerë të koalicionit, Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme. Këtë gatishmëri ai e bëri të qartë në kuadër të samitit të BE në Budapest të premten, ku Scholz tha, se "tashmë kam njoftuar të mërkurën në mbrëmje se do të doja të mundësoja sa më shpejt zgjedhjet e reja në Gjermani, në mënyrë që të ketë qartësi shpejt pas largimit të FDP nga koalicioni. Ne duhet ta diskutojmë datën sa më qetë të jetë e mundur", tha Scholz. Sipas tij, do të ishte mirë që "të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.
Por opozita, ashtu si edhe FDP-ja e larguar nga koalicioni kanë bërë thirrje për një votëbesim të menjëhershëm; Kandidati për kancelar i Unionit dhe kreu i CDU, Friedrich Merz foli të premten në favor të zgjedhjeve të reja në 19 janar. Nëse kjo do të jetë e mundur, mbetet e hapur.

Në debatin politik për datën e zgjedhjeve hyjnë tani edhe reagimet nga zyrtarja më e lartë gjermane, në institucionin që organizon zgjedhjet për Bundestagun. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve, Ruth Brand ka planifikuar një takim me kolegët e saj të hënën(11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në një letër drejtuar Scholz, sipas mediave gjermane.
Letra mban tiutllin: "Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, "në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve."
Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. "Nëse datat dhe afatet do të binin gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën midis viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Sipas Brand, kjo mund të çojë në "rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.
Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. Psh partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.
Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./ DW
Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalest...
Autoritetet turke kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy d...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Valencias të shtunën duke ...
Ukraina sulmoi Moskën të dielën me të paktën 34 dronë, sul...
Bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Liba...
Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëp...
Deri në vitin 2030, Islanda mund të jetë vendi i parë në b...
Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Pe...
Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga ...
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...
Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit mi...
Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vend...
Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 196...
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...