Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB-së për klimën për herë të parë
Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve ...

Bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Liban dhe në Rripin e Gazës të dielën, thonë zyrtarët.
Një sulm ajror izraelit i vrau të paktën 23 njerëz në fshatin Almat, në veri të Bejrutit dhe në pjesë jugore dhe lindore të Libanit, ku grupi militant Hezbollah ka prani. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se gjashtë njerëz u plagosën. Izraeli nuk e ka komentuar sulmin ende.
Në veri të Rripit të Gazës, një sulm izraelit mbi një shtëpi që po strehonte njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve në Xhabalia, vrau të paktën 17 njerëz, sipas drejtorit të një spitali aty pranë, i cili i pranoi trupat e viktimave. Fadel Naim, drejtor i Spitalit Al-Ahly në qytetin Gaza, tha se në mesin e të vdekurve janë nëntë gra, dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ushtria izraelite tha se e sulmoi një zonë ku militantët po vepronin në Xhabalia, pa dhënë dëshmi për këtë.
Forcat izraelite i kanë rrethuar dhe izoluar Xhabalian dhe qytetet përreth si Beit Lahiya dhe Beit Hanoun gjatë muajit të fundit, duke lejuar vetëm një sasi të vogël ndihme humanitare të hyjë. Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i ofensivës më 6 tetor, dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur.
Izraeli godet gjithnjë e më thellë në Liban
Hezbollahu filloi të hedhë raketa dhe dronë në Izrael pasi shpërtheu lufta në Gaza në tetor 2023, në mbështetje të palestinezëve dhe grupit militant të mbështetur nga Irani, Hamas.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Edhe Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Izraeli u hakmor ndaj Hezbollahut dhe një sërë përshkallëzimesh për disa muaj çuar drejt luftës së përgjithshme mes tyre në shator, kur Izraeli kreu një valë sulmesh të rënda dhe vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe shumicën e komandantëve të tij kryesorë.
Prej atëherë, Izraeli ka goditur zona gjithnjë e më thellë brenda Libanit, ndërsa Hezbollah ka zgjeruar sulmet me raketa nga veriu në qendër të Izraelit. Luftimet kanë vrarë mbi 3.000 njerëz në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dhe më shumë se 70 njerëz në Izrael. Lufta në Gaza filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hapën thyen mbrojtjet kufitare dhe u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023. Ata i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Rreth 100 pengje janë ende brenda Gazës, dhe besohet se një e treta e tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë mbi 43.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Si pasojë e bombardimeve dhe luftës tokësore të Izraelit, shumica e Gazës është rrënuar plotësisht dhe rreth 90% e popullsisë prej 2.3 milion njerëz është zhvendosur, shpesh herë në mënyrë të përsëritur.
Qindra mijëra njerëz po jetojnë në kampe me tenda të mbipopulluara, me shumë pak ose aspak shërbime publike dhe pa asnjë ide se kur mund të kthehen në shtëpitë e tyre ose të rindërtojnë.
Bisedimet për një armëpushim të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti janë bllokuar vazhdimisht që nga fillimi i vitit, po ashtu si dhe përpjekjet paralele nga SHBA dhe vende të tjera për të ndalur luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Katari, i cili ka shërbyer si ndërmjetës kryesor me Hamasin, tha gjatë fundjavës se i ka pezulluar përpjekjet e tij dhe do t'i rifillonte vetëm kur "palët të tregojnë vullnetin dhe seriozitetin për t’i dhënë fund luftës brutale dhe vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve"./ Rel
Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëp...
Deri në vitin 2030, Islanda mund të jetë vendi i parë në b...
Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Pe...
Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga ...
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...
Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit mi...
Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vend...
Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 196...
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...