Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 1961, në kryeqytetin rus, Moskë. Aty u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore. Më 12 gusht 1961, Valter Ulbriht, kryetar i shtetit i RDGJ, nënshkroi urdhërat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

Më 13 gusht të vitit 1961 Berlini Lindor filloi bllokimin e RDGJ nga Perëndimi. Ngritja e Murit të Berlinit ishte pjesë e kësaj mase. Bashkimi Sovjetik dhe Republika Demokratike Gjermane - RDGJ nuk dinin si të vepronin ndryshe për të penguar valën e refugjatëve nga Gjermania Lindore për në Perëndim. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 1961 u larguan nga RDGJ mbi 150 mijë njerëz. Në vitet e mëparshme ishin larguar mbi tre milionë. Shpesh ishin të rinj me kualifikime të larta ata, të cilët i kthenin shpinën socializmit në tokën gjermane. Rruga Bernauer në Berlinin Qëndror ishte një nga zonat më të përfolura të ndarjes gjermane. Në ditët e ndërtimit të murit këtu njerëzit u hodhën nga shtëpitë e tyre në lindje për në pjesën perëndimore të qytetit. Sepse trotuari ishte pjesë e anës së lirë të Berlinit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan me gjakftohtësi. Për presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokadës nuk përbënte shkak për luftë. Tre themelet e politikës së tij ndaj Gjermanisë mbetën të paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i lirë në Berlin, prania e fuqive perëndimore në qytet si dhe liria e popullit në Berlinin Perëndimor.

Për të demonstruar prani, Kenedi dërgoi në qytetin e ndarë gjeneralin Lukjus Klei (Lucius Clay), heroin e urës ajrore të Berlinit në vitet 1948/49 dhe nënpresidentin Lindon B. Xhohnson. Ai vetë e vizitoi për herë të parë në vitin 1963 Republikën Federale të Gjermanisë. Para ndërtesës së bashkisë Shëneberg (Schöneberg) ai mbajti më 26 qershor para qindra-mijëra njerëzve një fjalim lidhur me Murin dhe lirinë. Në këtë vend ai i shqiptoi fjalët që u futën në histori: "Unë jam një berlinez".
Karizma e presidentit Kennedy i pajtoi berlinezët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur Berlini Lindor filloi ndërtimin e Murit ndarës shumë kishin pritur një angazhim më të madh të SHBA. Megjithatë administrata e Kenedit si dhe politikanët gjermanë reaguan me maturi. Ata e dinin: bota ndodhej në prag të një lufte atomike.
Kjo u bë e qartë në tetor të vitit 1961. Atëherë bashkëpunëtorët e administratës amerikane u penguan të hynin në sektorin lindor. Në pikëkalimin kufitar "Checkpoint Charlie" shkuan në mënyrë demonstrative tanke amerikane. Përballë tyre ndodheshin tanket sovjetike. Në fund të dyja palët i tërhoqën ushtarët e tyre. Megjithatë, amerikanët ia bënë të qartë botës se do t'i mbrojnë të drejtat e tyre në qytet.

Shumica e turistëve çuditen që prej murit ka mbetur kaq pak dhe kërkojnë gjurmë dhe pjesë të mbetura në qytet. Sot ka fare pak pjesë të mbetura nga muri i Berlinit. Kur më 1989 Muri i Berlinit u hap dhe pak më vonë u rrëzua, pasoi një periudhë e distancimit ndaj këtij kapitulli të dhimbshëm të historisë gjermane të pasluftës. Asgjë nuk duhet ta turbullonte gëzimin për ribashkimin e sapofituar. Ky është një shkak se pse në Berlin kanë mbetur në kaq pak vende pjesë të Murit të Berlinit. Në shumë pjesë të qytetit, vendin ku ka kaluar Muri ta tregon vetëm një vijë e shënuar në tokë. Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të Qendrës për Studimet Historike në Potsdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u vranë në Murin e Berlinit 136 vetë.

Në rrugën Bernauer ndodhet sot monumenti kombëtar për viktimat e ndërtimit të murit. Gjithmonë më 9 Nëntor në rrugën Bernauer bien trompetat. Ky është një ritual simbolik, pjesë e iniciativës së aktivistëve të të drejtave të njeriut ish-qytetarë të RDGJ-së, Republika Demokratike e Gjermanisë. Çdo vit buçasin tingujt e trompetave një mesazh i lashtë biblik: muret bien, kur njerëzit nuk mund t'i durojnë ato./ DW
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinja...
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP t...
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë u plagosën...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, n...
Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar ...
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për n...
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktaku...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se rizgjedhja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...