Rreth 13 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...

Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet raciste të dërguara në mënyrë anonime në celularët e afrikano-amerikanëve në të gjithë vendin këtë javë, ku u thuhej se duhet të skllavërohen, duke ngjallur kështu zemëratë dhe kritika.
Grupi i të drejtave civile NAACP tha se mesazhet u kërkonin marrësve në shumë shtete, përfshirë në Alabama, Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Virxhinia, të paraqiten në një plantacion për të mbledhur pambuk, një referencë fyese për skllavërimin që u është bërë në të kaluarën afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara.
Mbetet e paqartë se cilët individë apo subjekte fshiheshin pas mesazheve të raportuara, apo se sa persona i kishin marrë ato.
Njerëzit në të paktën 21 shtete morën mesazhe të tilla, përfshirë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve, raportuan kanali televiziv CNN dhe agjencia e lajmeve Associated Press.
"Këto veprime nuk janë normale. Dhe ne refuzojmë t'i lejojmë të pranohen si normë", tha presidenti i NAACP-së, Derrick Johnson në një deklaratë nga organizata e të drejtave civile, që mbron drejtësinë racore dhe të drejtat për afrikano-amerikanët.
"Këto mesazhe përfaqësojnë një rritje alarmante të retorikës së urrejtjes nga grupet raciste në të gjithë vendin", tha ai.
Shumë në komunitetet e afrikano-amerikanëve thonë se parashikojnë një kthim prapa të të drejtave civile pasi republikani Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të së martës ndaj demokrates Kamala Harris, do të marrë detyrën më 20 janar. Zoti Trump u zotua gjatë fushatës së tij t'i japë fund programeve federale të diversitetit dhe përfshirjes.
"Fushata e Presidentit Trump nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto mesazhe në celularë", tha zëdhënësja e tij Karoline Leavitt në një deklaratë të premten.
Një anketim i bërë nga firma Edison Research në ditën e zgjedhjeve tregoi se zonja Harris fitoi 85% të votave të zezakëve në mbarë vendin ndërsa zoti Trump fitoi 13%, 1 pikë përqindje më shumë nga një anketim në vitin 2020 kur ai humbi zgjedhjet presidenciale përballë Joe Biden-it.
"Ne i dënojmë fuqishëm këto mesazhe urrejtjeje dhe këdo që sulmon amerikanët bazuar në përkatësinë e tyre etnike ose prejardhjen", tha Robyn Patterson, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë të premten duke konfirmuar hetimet.
"Racizmi nuk ka vend në vendin tonë. Pikë".
Komisioni Federal i Komunikimeve tha të premten se është ndër agjencitë që po heton incidentet.
TextNow tha se një ose më shumë llogari në shërbimin e saj të mesazheve dërguan mesazhe fyese dhe u mbyllën brenda një ore, duke shtuar se mesazhet u dërguan nëpër operatorë të shumtë në mbarë vendin në atë që e quajti "një sulm", duke u zotuar se do të bashkëpunonte me strukturat e zbatimit të ligjit.
Autoritetet lokale po hetojnë gjithashtu, me disa prokurorë të përgjithshëm të shtetit që po u bëjnë thirrje marrësve të raportojnë mesazhet tek divizionet e të drejtave civile në shtetin e tyre.
Disa drejtori arsimore qarkulluan paralajmërime dhe u kërkuan nxënësve dhe prindërve që të raportojnë mesazhe të tilla tek stafi i shkollës ose autoritetet lokale./ VOA
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinja...
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP t...
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë u plagosën...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, n...
Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar ...
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për n...
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktaku...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se rizgjedhja...
Vitin 2023 Princi William e ka cilësuar si periudhën më të...
Ukraina tha se ka pranuar trupat e 563 ushtarëve nga autor...
Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zoti...
Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhd...
Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se shteti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...