Pritshmëritë në Kosovë nga administrata e re amerikane
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...

Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër në seancat e fundit të Parlamentit duke kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiç, që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj këtyre forcave politike që janë të përfshira në qeverinë e tij. Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit sipas analistëve.
Partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilat janë pjesë e qeverisë, po përpiqen që me veprimet dhe retorikën e tyre të dobësojnë dhe të shpërfillin institucionet demokratike të Malit të Zi dhe mundësisht të ngadalësojnë integrimin evropian të vendit, u tha në seancën e fundit të Parlamentit malazez.
Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit.
Këto kërkesa i kritikoi ashpër opozita malazeze, e cila fajsoi partitë pro-serbe e sidomos kryetarin e parlamentit të Mali të Zi, Andrija Mandiç për veprimtari antishtetërore.
Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç kërkoi nga kryeministri Milojko Spajiç që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj kërkesave të partive pro-serbe që janë të përfshirë në qeverinë e tij.
“Me heshtjen dhe mosprononcimin ndaj këtyre çështjeve kryeministri Spajiç po i lejon këto veprime të skajshme të partive pro-serbe. Kështu sipas të gjitha gjasave kjo shumicë parlamentare do të niset drejt ndryshimit të kushtetutës, dhe të atyre neneve që i dëshirojnë partitë pro-serbe”, tha zoti Zhivkoviç.
Ndaj këtyre kritikave reagoi kryeministri malazez Milojko Spajiç duke kërkuar që të gjithë aktorët politik në vend të përqendrohen në integrimin evropian ku Brukseli dhe një raport mjaftë pozitiv në përmbushjen e standardeve.
“Pa një konsensus të gjërë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. Në këtë konsensus duhet të përfshihet edhe opozita. Por aktualisht të gjithë përfaqësuesitë politikë e kanë për detyrë që të përqendrohen në procesin e integrimit evropian dhe ta kenë si përparësi vetëm këtë temë për të cilin Brukseli dha një raport mjaftë pozitiv,” tha kryeministri Spajiç.
Megjithatë, kryetari i parlamentit dhe përfaqësuesi i partive pro-serbe, Andrija Mandiç përsëriti se qëndrimi i tij për krëkesat e serbëve në Malin e Zi janë të drejta dhe demokratike.
“Kushtetuta nuk është libër i shenjtë që nuk lejon të ndryshohet. Kushtetuta është materie e gjallë siç janë edhe ligjet dhe nëse sigurohen 2/3 në këtë parlament mund të bëhen ndryshimet e duhura në Kushtetutë, konformë kërkesave të serbëve në Malin e Zi, që janë kërkesa të drejta dhe demokratike”, tha kryetari i parlamentit Mandiç.
Në këtë kuadër partitë e pakicës boshnjake dhe shqiptare, që janë pjesë e qeverisë, nuk mbështesin asnjë kërkesë që shkon në dëm të shtetësisë së Malit të Zi dhe prishjes së marrëdhënieve me shtetet fqinj.
Ata siç thanë i "mbesin besnik marrëveshjes së nënshkruar me të cilën u zotuan se do ta respektojnë kursin euroatlantik dhe do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”./ VOA
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...
Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit mi...
Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vend...
Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 196...
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinja...
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP t...
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë u plagosën...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...