Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëp...

Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për klimën për herë të parë prej se e morën pushtetin në Afganistan më 2021, njoftoi agjencia mjedisore e vendit të dielën.
Konferenca, e njohur si COP29, fillon të hënën në Azerbajxhan dhe është njëra nga tubimet më të rëndësishme shumëpalëshe që përfshin edhe talibanët, të cilët nuk njihen zyrtarisht si udhëheqës të ligjshëm të Afganistanit.
Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit e Afganistanit njoftoi në rrjetin social X se e ka dërguar një delegacion teknik në Baku për të marrë pjesë në konferencë.
Matiul Haq Khalis, kreu i agjencisë, tha se delegacioni do ta përdorë konferencën për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, për të ndarë nevojat e Afganistanit në lidhje me qasjen në mekanizmat ekzistues financiarë për ndryshimet klimatike dhe për të diskutuar përpjekjet për adaptim dhe për zbutjen e ndikimeve.
Ekspertët kanë thënë për Associated Press se ndryshimet klimatike kanë sjellë ndikime të shumta dhe negative në Afganistan, duke krijuar sfida serioze për shkak të vendndodhjes gjeografike të vendit dhe politikave të tij të dobëta klimatike.
Në gusht, agjencia ndërkombëtare e ndihmës, Save the Children, e publikoi një raport i cili thotë se Afganistani është vendi i gjashtë më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe se 25 nga 34 provincat e tij përballen me kushte të rënda, ose katastrofike të thatësirës, duke prekur më shumë se gjysmën e popullsisë.
Sipas raportit, Afganistani gjithashtu ka numrin më të lartë të fëmijëve të mbetur të pastrehë për shkak të fatkeqësive klimatike, krahasuar me çdo vend tjetër deri në fund të vitit 2023.
Profesori Abid Arabzai nga Universiteti i Kabulit tha se konferenca mbi klimën do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës dhe financimit ndërkombëtar për të adresuar sfidat klimatike të Afganistanit.
“Afganistani mund të sqarojë veprimet dhe angazhimet e tij klimatike përballë komunitetit global, duke përmirësuar reputacionin e tij ndërkombëtar”, tha Arabzai./ Rel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëp...
Deri në vitin 2030, Islanda mund të jetë vendi i parë në b...
Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Pe...
Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga ...
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...
Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit mi...
Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vend...
Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 196...
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...