Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Si erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989? Një konferencë shtypi, një deklaratë e papritur dhe një natë që ndryshoi botën.

Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Perëndimit, mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur në Berlin më 1961 nga regjimi diktatorial i Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Pjesa perëndimore ishte një zonë 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatë njerëzit në këtë zonë mund të l?viznin anë e mbanë të lir?. Berlini Per?ndimor ishte, pra, një ishull i lirisë në mes të territorit të RDGJ-së komuniste.
Në të kund?rt, për shumicën e gjermano-lindorëve që ishin kaq pranë Perëndimit për dekada, Berlini Per?ndimor ishte si toka e ëndërruar. Kjo ndryshoi rrufeshëm më 9 N?ntor 1989, kur në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion në Berlinin Lindor u shpall ligji i ri për udhëtimet jasht? vendit. Në bazë të këtij ligji do të lejoheshin edhe udhëtimet në Perëndim – ligji hynte në fuqi menjëherë!
Pamjet e njerëzve duke brohoritur në kalimet e hapura kufitare në Berlin u përhapën në mbarë botën. Ato shënuan në mënyrë emocionuese fundin faktik të ndarjes gjermane. Një vit më pas, m? 3 Tetor 1990, vendi i ndarë politikisht pas fundit të Luftës së Dytë Botërore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botërore u bë e mundur vetëm pasi ranë dakord katër fuqitë fituese të luftës: aleatët perëndimorë demokratë SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njëra anë, dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nga ana tjetër.

Vendimtare për këto ndryshime ishin lëshimet që pati bërë kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili mori e mori pushtetin në Moskë në vitin 1985. I këtij mendimi është drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier. Ai thekson se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbaçovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shënuan shkëputjen prej së ashtuquajturës "Doktrina Brezhnjev", që përcaktonte, se vendet europiane të bashkuara në "Traktatin e Varshavës" nuk duhej të devijonin nga kursi, që përcaktonte Kremlini.
Klausmeier fundin e kësaj dogme e përshkruan përmbledhtas: "Çfarëdo që të ndodhë në shtetet vëlla socialiste, këto shtete janë vetë përgjegjëse për vetveten". Ndryshe nga dekadat e mëparshme, sovjetikët nuk ndërhynë, kur në Poloni, Hungari e në RDGJ u shtuan lëvizjet për reforma. Para erës së Gorbaçovit lëvizjet për liri në vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-së: Në vitin 1953 në RDGJ, në 1956 në Hungari dhe në 1968 në Çekosllovaki.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë Europën Lindore ndiheshin të inkurajuar për të imponuar edhe në vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikën. Në Poloni, në verën e vitit 1988, pati kontakte mes udhëheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, të ndaluara zyrtarisht. Një etapë e rëndësishme në këtë rrugë ishin edhe zgjedhjet parlamentare në Poloni në qershor 1989, ku për herë të parë u lejuan edhe kandidatë të opozitës. Megjithatë pushtetarët që qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesën që të fitojnë dy të tretat e votave.
Edhe në vende të tjera u shtuan shenjat për një kthesë. Në Hungari qeveria në maj pati nisur të heqë komplekset e vrojtimit në kufirin me Austrinë. Në këtë mënyrë u hap rruga drejt lirisë në këtë pjesë të Perdes së Hekurt. Qindra qytetarë të RDGJ-së përmes kësaj rruge u larguan nga vendi i tyre.
Njëkohësisht në verën e vitit 1989 disa mijëra gjermano-lindorë u strehuan në ambasadat perëndimore në vendet e Europës Lindore. Pakënaqësia rritej dita ditës e bashkë me të edhe presioni ndaj regjimit të RDGJ-së në Berlinin Lindor. Nga shtatori në qytetin e panaireve, Leipcig, çdo t? hënë dhjetra mijëra qytetarë protestonin në rrugë. Kulmin e shënoi marshimi më 9 tetor, kur dolën në rrugë 70.000 vetë duke protestuar paqësisht për të kërkuar ndryshimin në RDGJ.

Parrullat e demonstruesve ishin "Ne jemi populli!" dhe "Jo dhunë!". Meqënëse nuk dihej si mund të reagonte regjimi i RDGJ-së, frika ishte jashtëzakonisht e madhe, siç i kanë pohuar shumë dëshmitarë të kohës drejtorit të Memorialit të Murit të Berlinit, Klausmeier. Përderisa nuk pati ndërhyrje kundër kësaj demonstrate, edhe opozita pati ndjesinë: “Ne kemi fituar."
Më 9 Nëntor, më në fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisë së Bashkuar Socialiste (SED) në Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri për udhëtimet jashtë shtetit. Me këtë deklaratë, ai pa dashje shkaktoi rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapi rrugën për ribashkimin./ DW
Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga ...
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejt...
Katari ka vendosur të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit mi...
Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vend...
Historia e Murit të Berlinit zë fill në gusht të vitit 196...
Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit ...
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rreg...
Donald Trump fitoi zgjedhjet kundër Kamala Harris, duk...
Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në m...
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të K...
Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet ra...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën...
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinja...
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP t...
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë u plagosën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...