Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij. Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.
Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president. Megjithëse urdhri për kontroll nuk sugjeron se akuzat penale janë të mundshme apo të pritshme, zyrtarët federalë që kërkojnë të marrin një urdhër të tillë duhet të demonstrojnë se kanë një shkak të dyshojnë se mund të ketë ndodhur një krim.
“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij.
Ai shtoi: "Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson, nuk pranoi të komentojë mbi kontrollin, duke përfshirë pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar personalisht urdhrin.
Një person në dijeni me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti pasi hetimi është në vazhdim, tha se kontrolli ndodhi më herët të hënën dhe agjentët po kërkonin gjithashtu të shihnin nëse Donald Trump kishte dokumente presidenciale shtesë ose ndonjë dokument sekret në pronën e tij.
Departamenti i Drejtësisë ka hetuar praninë e të dhënave të klasifikuara brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në fillim të këtij viti. Arkivi më pas ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.
Ligji federal ndalon vendosjen e dokumenteve të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.
Ka shumë ligje që rregullojnë informacionin e klasifikuar, duke përfshirë një ligj të dënueshëm deri në pesë vjet burg që e bën krim heqjen e të dhënave të tilla dhe mbajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.
Hetimi nuk është e vetmja dhimbje koke ligjore me të cilën përballet Trumpi. Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.
Një prokuror qarku në kontenë Fulton në shtetin Xhorxhia po heton nëse Donald Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkuan të ndërhynin në zgjedhjet e atij shteti, të cilat u fituan nga demokrati Joe Biden./VOA
Paketa, e cila siguron rreth 370 miliardë dollarë (rreth 3...
Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvill...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikanë po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Europian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se nëse ...
Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International...
Në një analizë të së hënës (08.08) të gazetës "Die Welt" m...
Sipas burimeve kineze, ajo ka kryer manovra të reja ushtar...
Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjallje...
Një marrëveshje armëpushimi është respektuar gjatë natës m...
Që nga viti 2016, Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor...
Temperatura mbi 40 gradë në hije para se të hyje në sallat...
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritet...
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sa...
Që nga tërheqja e NATO-s nga Afganistani para gati një vit...
Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë largua...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...